• |
ide | kryesore

Alaska tronditet nga tërmeti, shkencëtarët paralajmërojnë ‘mega-cunami’ brenda një viti

-Instant, Lajme, Planet

Gadishulli i Alaskës u godit nga një tërmet me fuqi 7.5 pasditen e së hënës, duke shkaktuar alarm për cunami në rajon. Por kërcënimi nuk maron këtu pasi shkencëtarët thonë se akullnajat që po shkrihen në rajonin e Alaskës mund të lëshojnë një ‘mega-cunami’, me një mur të lartë shkatërrues me ujë. Sipas tyre, tërheqja e akullnajave në Prince Ëilliam Sound, një kanal i ngushtë detar në bregdetin jugor të shtetit amerikan të Alaskës, po destabilizon shpatet malore dhe një cunami masiv mund të shfaqet në vitin 2021.


Një grup ekspertësh në një letër të hapur drejtuar autoriteteve të Alaskës thanë që shpatet e maleve që u shembën, shkaktuan valë të larta 633 metra në vitin 2015. Studiuesit gjithashtu vunë re se në Grenlandën perëndimore, një rrëshqitje toke në qershor 2017 prodhoi një cunami që la të vdekur katër njerëz dhe shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit Nuugaatsiaq. Sipas gjetjeve, cunami mund të ndikojë në zonat që vizitohen shpesh nga turistët, anijet e peshkimit dhe gjuetarët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu