• |
ide | kryesore

Basha takon ministrin e jashtëm grek: Domosdoshmëri anullimi i ligjit të luftës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Basha ka zbardhur takimin me Dendias, teksa ka treguar se së bashku kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe kanë rënë dakord që çështja për detin të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare.

Basha: Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian. Më herët Nikos Dentias takoi Kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta.



4 Comments

  1. Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘po’-n për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë por pozitive. Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vetë siç është gjykata e larta dhe kushtet e tjera.”, tha Zingaf.

  2. KUR VINI NE PUSHTET TJETERSOHENI . HARRONI GJITHÇKA , JENI KAIL TE BENI PAKT ME DJALLIN PER ATE KARRIGE TE QELBUR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *