• |
ide | kryesore

Bëri zgjedhje pa opozitën, Vuçiç: Sërish në votime pas 2 vitesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale. Njoftimin e bëri Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor pa pjesëmarrjen e opozitës.

Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiçit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.
Daçiç, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë. Ai nuk i bëri publikë emrat e ministrave të ardhshëm, duke thënë se do ta bëjë këtë pas bisedimeve shtesë brenda partisë.

“Lista përfundimtare e ministrave do të bëhet publike më 25 tetor”, – tha Vuçiç. Ai tha se do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun. Detyra kryesore e qeverisë së re, siç tha Vuçiç, do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor. Detyra e dytë, shtoi ai, janë interesat e Serbisë në Kosovë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *