• |
ide | kryesore

Carla Bruni flet për plakjen:Në moshën 50-vjeçare fillon dhe bëhesh femër

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish zonja e parë e Francës  Carla Bruni, në një intervistë për “Vogue”,ka folur rreth albumit të saj të ri muzikor dhe për plakjen.

Ish modelja ka treguar se nuk i trembet më faktit që nuk është e re si dikur.”Besoj se në moshën 50-vjeçare më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Kur arrin këtë moshë shoqëria ju tregon se tashmë jeni plakur dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, u shpreh Carla. Bruni nisi karrierën e saj si modele dhe së shpejti, së bashku me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford, u bë një nga supermodelet e viteve ’90.Në vitin 2002 publikoi albumin e parë dhe më vonë u martua me Nicolas Sarkozy, ku u bë dhe zonja e parë e Francës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *