• |
ide | kryesore

Çfarë thotë Rezart Veleshnja për lajmet e një sherri mes tij dhe Luanës

-Instant, Paparazzi, Slider



Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

Këto ditë, mediat kanë treguar arsyen që mund të ketë nxitur largimin e tij. Sipas “Dosja.al” moderatorja e emisionit dhe aktori kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luana ta largojë Rezartin nga emisioni. Ndërsa burime pranë “Prive.al” kanë mësuar se përplasja mes tyre ka ndodhur në studio, ndërkohëqë xhirohej emisioni dhe prandaj një javë më vonë ai është xhiruar sërish me kapitenin e ri. Cfarë na bëri përshtypje ishte fakti që Rezarti ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por vazhdon ta ndjekë Luanën në Instagram. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj.

Për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtyre aludimeve, aktori ka reaguar sot në një postim në InstaStory, duke e quajtur të pavërtetë këtë lajm dhe duke treguar se ka qenë i zënë.

“Hahaha e ka emrin Luana o ti çun që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lek në muaj për të bërë lajme fake. Mëso emrat njëherë pastaj mashtro në lajme. Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”- janë fjalët e tij.

Më tej, ai ka publikuar edhe një video të portretit të pikturuar të Luanës, për të treguar se gjithçka mes tyre është në rregull.



1 Comment

  1. O Rez, shyqyr qe nuk qenka e vertete por me te thene te drejten Xhoda eshte 100 here me i mire dhe pershtatet ne ate emision. Ti je aktor shume i mire dhe i qan ca rrole (Çanin, Arditin), por te Luana ta rruan rakun me nderhyrje e komente pa pike lidhje e lezeti si adoleshent. Ne ndryshim nga ty, ka lezet te degjosh Florin me nderhhyrje me vend, batutat e goditura dhe komente prej te rrituri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *