• |
ide | kryesore

Covid-19 në bluzat e bardha/ Humb jetën nga mjeku në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit

Pandemia Covid-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri. Ditën e sotme ka humbur jetën mjeku nga Kukësi, Astrit Haziri. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim.


Fatkeqësisht, mjeku Haziri, 54 vjeç, nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë. Ai ka punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit.  Haziri është mjeku i dytë  që ndërron jetë për shkak të COVID-19 në qarkun e Kukësit. Më herët në muajin gusht ndërroi jetë pas infektimit, mjeku tropojan, Anibal Byberi.


1 Comment

  1. Humb jeten nga mjeku ne Kukes, apo humb jeten mjeku nga Kuksi!!?
    O Muti i Kristaqit c’fare behet ketu,
    Kot t’a japin rrogen ty? Hajde, shpejt korrekto lajmin se na bere corbe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu