• |
ide | kryesore

Debati për plehrat/ Rama nxjerr videon e ndryshimit të Sharrës, PD nuk vonon përgjigjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video e postuar mëngjesin e sotëm nga Edi Rama për të treguar punimet në landfillin e Sharrës dhe për të hedhur akuza ndaj liderve opozitarë, provokoi një përplasje që me mëngjes me opozitën.

MIRËMËNGJES dhe me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe nxjerr këtë video.

Nga Partia Demokratike reagon Dorian Teliti, i cili theksoi se Rama po tregon videon 3D të radhës dhe se dyshja Rama-Veliaj po kryejnë premtimin dhe angazhimin e tyre të vërtetë që kanë me Klodian Zoton. Sipas shefit të kabinetit të PD, angazhimi është zhvatja e 500 milionë eurove nga taksat e shqiptarëve.

“Edhe sot Edi Rama, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve, – shkroi Teliti në Fb. – Pasi ka dhënë 25 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milion euro të tjera nga paratë publike. Si premio sipër kësaj, i ka dhënë edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit.

Por Tirana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt vazhdon të qelbet në plehra dhe qytetarët e shohin përditë me sytë e tyre këtë të vërtetë. Pas 8 vitesh në pushtet qëndror dhe pas 6 vitesh që kontrollojnë bashkinë e Tiranës, dyshja Rama-Veliaj kanë zgjedhur që t’i ikin llogaridhënies për dështimin në menaxhimin e mbetjeve duke u shfaqur një video 3D të premtimit të rremë të radhës. 

Premtimi dhe angazhimi i tyre i vërtetë është kontrata që kanë me Klodian Zoton për t’i zhvatur taksave të shqiptarëve rreth 500 milion euro.” – reagoi Teliti. ©LAPSI.AL 

Image



1 Comment

  1. Perse eshte kaq i shqetesuar kari i pare i qeverise, sa te arrije te beje kaq propagande qofte 3D apo 4D, me video apo me grafike te falsifikuar. Nje gje qe shihet cdo dite si rrine plehrat neper rruge, sa e ndotur eshte Tirana skane nevoje per asnje koment. Duhet te kete nje hall te madh dhe shume biles perderisa investohet kaq shume duke bere palacon cdo dite me video e me FB (Fshij Bythen). E keqja me e madhe eshte se kete rradhe, si cdo here, i ka plas bomba e plehrave ne dore qe do qelbe jo vetem keta por kushedi deri ku do mberrije era e qelbur, ndofta diku neper europe……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *