• |
ide | kryesore

Del me paterica nga stërvitja: Milan humbet lojtarin më në formë para Celtic

-Instant, Sport



Hakan Calhanoglu ka pësuar një dëmtim në kavilje gjatë stërvitjes. Bëhet fjalë për një traumë distorsive që do ta detyrojë mesfushorin të humbasë impenjimin e parë në grupet e Europa League në Skoci kundër Celtic. Fantazisti turk do ti nënshtrohet sa më shpejt qartësimeve klinike për të vlerësuar sa kohë do ti duhet të qendrojë jashtë fushës. Calhanoglu është larguar nga seanca stërvitore me paterica, duke shkaktuar alarmin mes tifozëve e në gjithë ambjentin kuqezi.

Turku ishte një nga lojtarët më në formë për skuadrën e Piolit, duke bërë diferencën në cdo ndeshje, me driblimet e tij, poor edhe fantazinë që ka ekzaltuar karakteristikat e Ibrahimovic. Për të kuptuar ekzaktësisht kohët e rrikuperimit, në cdo rast, duhet pritur përgjigja e kontrolleve të bëra. E digurtë, sidoqoftë, që nuk do të jetë një problem i vogël për Milan, duke patur parasysh rëndësinë e lojtarit në serinë pozitive kuqezi post lockdown.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *