• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si iu bë atentat 27-vjeçarit në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë publikuar detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Vlorë. News 24 publikoi një pamje nga momenti i atentatit ndaj 27-vjeçarit Marjo Ferraj në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti.

Në pamje duket se si të riut që po hipte në makinën e tij iu afrua një person i maskuar. Ai hapi derën dhe qëlloi ndaj tij dhe më pas u largua më një makinë që e priste.

Ferraj hapi menjëherë derën dhe doli jashtë duke kontrolluar vetën nëse ishte lënduar. Autorët po e prisnin jashtë banesës të riun në një mjet Alfa Romeo.

Shënjestra e atentatit nuk njihet si problematik dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/news24alb/videos/354458882529207



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *