• |
ide | kryesore

Dendias nga Shqipëria për Turqinë: Shkel kriteret themelore të integrimit në BE

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka treguar gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama për letrën që i ka drejtuar Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në lidhje me konfliktin me Turqinë.

Dendias tha se i ka kërkuar komisionerit të shqyrtojë menjëherë veprimet e Turqisë në të gjitha dimensionet.

“Më vjen keq që fqinji jonë Turqia vijon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE. Jam detyruar t’i dërgojë një shkresë komisionerit Varhelyi, duke i thënë se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë. Kam kërkuar me keqardhje që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në gjithë dimensionin e tyre, madje deri në tërheqjen e unionit doganor. Kam theksuar edhe veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdhe. Duhen ndaluar materialet ushtarake, pasi përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë. Ajo që ne duhet të ndërtojmë së bashku, fokusi ynë i përbashkët është që të kemi një të ardhme paqësore të gjithë së bashku. Kësaj të ardhmeje i shërben prezenca ime sot këtu”, tha ministri Dendias.



1 Comment

  1. Se kuptoj se per çfare BE flet, ministri i jashtem grek. Turqise i eshte bere e qarte ne vite se kurre nuk do hyje ne BE, e Turqia pothuajse as qe ja ndjen per BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *