• |
ide | kryesore

Dëshmia në gjyq: Biznesmenin e kërkova 2 ditë në Himarë për ta vrarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



53-vjeçari Kliti Leka i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë doli këtë të martë para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se ka fjetur 2 ditë në makinë derisa ka gjetur momentin për të kryer vrasjen.

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë.

Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë.

Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”.

Në këtë vend më pas më ka kapur policia”, – ka deklaruar 53 vjeçari. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës. Shkaku i krimit është një konflikt i pazgjidhur për një hapësirë toke ku është ndërtuar pallati i biznesmenit.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe e motra, Eftiqia Qesko, e cila mori një plumb në këmbën e djathtë. Biznesmeni Goro mori 4 plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.

Kliti Leka: E vrava Niko Goron se mohoi borxhin - Tv Klan



2 Comments

  1. TE LUMTE DORA KESHTU E DUAN KETA MASKARENJE NDERTUES MASHSHTRUES KRIMINELA ME PARA TE POSHTER DHE PASTAJ BEHEN BIZNESMEN DHE ME PAS BEHEN POLITIKAN DHE DEPUTET E NDONJERI SI BALLA BEHET NR.I SHQIPERESI

  2. Po pse ta marrin te pandehur Lulzimen?? Cfare ka bere ai me shume se te tjeret??

    I thane vidh dhe ai vodhi. I thane vrit dhe ai vrau. A ka vajze me te bindshme dhe me pa pretendime se Lulzimja??
    Apo doni te beni pergjegjes ate, per gjithcka te keqe qe ndodh ne kete vend,,,per paaftesine e shqiptareve per tu organizuar dhe per ti dale zot vetes dhe shtetit te tyre.
    Ne ate Europen ku duam te shkojme ne,,,,nese dikush vret dhe vjedh si Lulzimja me babin e tij shpirteror,,,,digjet vendi dhe ngrihet ne kembe i madh dhe i vogel, derisa dera e burgut te mbylle brenda kriminelet.
    Nuk e ka fajin Lulzimja qe shqiptaret jane si delet dhe mbajne mbi krye pacavure dhe karikatura te tilla.!!
    Vazhdo vidh dhe vrit,,, moj tu befsha. Me shqiptaret, nuk te hyn nje gjemb nderkembe. Ata jane te zene me pune te tjera si psh vrasin vellane apo babane per nje vije uji apo per nje gardh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *