• |
ide | kryesore

“Deti”, Shqipëria shkon në Hagë përballë Greqisë, Zaganjori: Duket e parakohshme! Si u veprua në rastin Slloveni-Kroaci

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori “i mirë, por duket i parakohshëm”. I pyetur nga Zëri i Amerikës, zoti Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, shprehet se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”.

Profesor Zaganjori, sjell shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarreveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar”

“Këtë – shpjegon zoti Zaganjori – kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hagës. Ajo duhet të ketë marreveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe – nënvizon Profesor Zaganjori – nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.

Zoti Zaganjori është i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre, e nëse nuk ka rrugë tjetër, ky interpretim i ndryshëm i Konventës, me marrëveshje mes palëve i paraqitet Gjykatës. Nga ana tjeter – nënvizon Profesor Zaganjori – duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit. Për këtë çështje – thekson ai – besoj se flitet qartësisht edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon zoti Zaganjori duke shtuar se “sidoqoftë, le të presim një informacion më të plotë e zyrtar nga të dy palët”./VOA/



3 Comments

  1. @ TIMONIER i KARROCËS

    Pse per ligjin absurd 80 vjeçar te luftes do vazhdoni ende bisedimet e diskutimet,
    kur mund te hiqej menjehere nga Greqia ose te shkohej direkt ne nje Gjykate Nderkombetare ???

    Pse per çeshtjen e re te shelfit detar dhe zee do shkoni direkt ne nje Gjykate Nderkombetare,
    kur si shume shtete te tjere ne bote mund te vazhdohen studimet e bisedimet edhe 80 vjet ??

  2. O Zagarnjori sa do pritet akoma.Rama e zvariti 10 vjet bashkë me gjykatën kushtetuse ku ishit dhe ju.Tani pa pikë turpi kërkon gjykim ndërkombëtar kur Greqia e ka kërkuar me kohë kur dhe Berisha ra dakort.E parakohëshme!!!!Mos po keni frikë se kjo gjykatë rëzon vendimin tuaj që ka shumë gjasa të ndodhë.Patriotë ju dhe Berisha tradhëtar gjithë propaganda që u ndoq në këto 10 vjet.Sa më shpejt aq më mirë të marim vesh si është e vërteta.

  3. Shqiperia ka kohe qe ka rene ne duar tradhetaresh dhe te paaftesh.Eshte per te ardhur keq qe del nje kokloqe si ky qe thote se vendimi eshte i parakoheshem dhe le te kuptoj se eshte ose i paafte si jurist ose eshte paguar te flase keshtu. Ne gjykate zoteri shkohet kur ekziston nje marreceshje paraprakisht dhe ti shkon te zgjidhesh ato nene per te cilat palet kane interpretime te ndryshme. Ne RASTIN KONKRET A MUND TE NA THUASH TI APO SHOKU RAMAZON NE EKZISTON NJE MARREVESHJE ME PALEN GREKE APO JO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *