• |
ide | kryesore

“E bëra të debutojë, tani dua ta mund” Lucesku flet për Pirlon, i lumtur që nuk luan CR7

-Instant, Sport



Për shkak të pozitivitetit me Covid, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në debutimin sezonal të Juventus në Champions kundër Dinamo Kiev. E Mircea Lucescu, tekniku i klubit ukrainas, nuk i ka ardhur fare keq për mungesën e portugezit. “Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlyer që mund të bëjë diferencën. Nëse nuk shënon, nuk është vetja – ka shpjeguar tekniku para ndeshjes së parë të grupit -. Me të në fushë Juventus është më i fortë”.

Tekniku romun i frikësohet sidoqoftë bardhezinjve: “Ka shumë lojtarë ekspertë e me kualitet” thotë, “Kanë shumë variante në sulm, mund të luajnë si me 4-4-2 ashtu dhe dhe me 3-4-2-1”. Për Lucescu sistemi i lojës nuk është gjithcka: “Elementët kyc janë motivimi e disiplina e lojtarëve”. Në fund, referimi për Pirlon: “Në këto ditë nuk arrita të flisja me të, por e telefonova sapo mbërriti tek Juve. E komplimentova dhe i thashë se do të jetë një rrugëtim i vështirë. Duhet të jetë inteligjent për të kaluar momentet më të vështira”.

Përplasja mes dy trajnerëve rikthen historinë pas me 25 vjet. Në 21 maj 1995 Lucescu, në atë kohë drejtori teknik i Brescia me Adelio Moro trajner, vendosi ti japë debutimin në Serie A pikërisht Andrea Pirlos: “Ishte 17 vjec, por ishte jashtëzakonisht i pjekur. Në një udhëtim së bashku nga Viareggio kuptova se kishte një inteligjencë që e ndihmoi të bëhej trajner i një skuadre të madhe si Juventus”. Për ironi të fatit, në atë Brescia ishte edhe një tjetër talent i ri, Roberto Baronio, asistenti aktual i teknikut juventin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *