• |
ide | kryesore

Ezel, një vilë luksoze për bashkëshorten e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze, në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe bebushja mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Çifti ka gjithçka gati për të mirëpritur të voglën në familje, ndërsa mediat turke kanë bërë të ditur emrin që Kenan dhe Sinem kanë zgjedhur për vajzën. Ata do ta quajnë të voglën e tyre Lalin, ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga dyshja. Sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba, Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten. Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Mësohet se vila përfshin një pishinë dhe një zonë private sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *