• |
ide | kryesore

‘Gjoba cënon liritë e njerëzve’/ Rama i përgjigjet Metës: Karshillëk sikur je në pyll, për të rëndësi ka si të helmojë popullin për SHPK-në e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në prezantimin e task forcës pro shëndetit, kryeministri Edi Rama, i ktheu përgjigje presidentit Ilir Meta, i cili në konferencën e një dite më parë e konsideroi gjobën për mosmbajtje të maskës si shantazh e cënim të të drejtave e lirive të njerëzve.

“Ne aplikojmë gjoba, prej ditës së parë. Dhe cohet e ndjesë se nuk do duhet të bëhet personazh në fjalim, cohet Presidenti e flet për gjobën maskat, si shantazh ndaj lirive e të drejtave, sepse për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, veçse si të helmojë e të dëshpërojë popullin e vet, që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë c’të mundet për SHPK-në e tij të falimetnuar, të dëshpëruar nga helmi.

Imagjinoni që të dalë mbretëresha e Britanisë, presidenti italisë apo Francës, kancelarja e të thotë është shantazh.

Sot gjoba në New York shkon në 15 mijë $, në Europë, shkon mesatarisht 1 mijë euro, dhe gjobat që shkojnë deri në ekstreme si një çift që puthen në park ku skanë njerëz hanë gjobë se s kanë të njëjtën adresë. Kjo është luftë duam s’duam ne është luftë, Si mund të thuash shantazh, si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll.” u shpreh Rama.



2 Comments

  1. Talibanet e shqupit dallohen nga fjalori i varfer i mbushur me te shara, nga gabimet drejtshkrimore dhe nga perdorimi i germave kapitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *