• |
ide | kryesore

Grekët të kënaqur me Hagën, “Kathimerini”: Shmanget humnera e kushtetueshmërisë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vizita e Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë është në faqet e para të mediave fqinje. Natyrisht që i bëhet jehonë që në titull vendimit për çuarjen në Gjykatën e Hagës të marrëveshjes për ndarjen e detit. Prestigjozja “Kathimerini” shkruan se dërgimi në Hagë i kësaj çështje është diçka që pala greke e dëshironte “në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetueshmërisë që është ngritur në Shqipëri dhe që prej vitti 2009 është justifikimi i vendosur i Tiranës për të shmangur debatin”.

Më tej gazeta nënvizon edhe faktin se ngërçi për momentin në Shqipëri është i dukshëm pasi mungon Gjykata Kushtetuese. Në vijim të shkrimit për vizitën e Dendias në Tiranë, “Kathimerini” përmend edhe rolin e Ankarasë zyrtare si palë e interesuar që një çështje e tillë të mos zgjidhet mes Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj.

Edhe pse gjatë deklaratës së përbashkët mes Nikos Dendias dhe Edi Ramës, diplomati grek thjesht evidentoi rolin sipas tij jo të duhur të Turqisë në raport me integrimin dhe vlerat e BE-së, “Kathimerini” shkruan se Athina zyrtare e shikon me shqetësim iniciativën për t’i dhënë një hapësirë marinës turke në Portin e Vlorës. Njësoj si kryeministri Mitsotakis, “Kathimerini” risjell në vëmendje se pas gjetjes së marrëveshjes me Shqipërinë, Greqia pritet të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare.

“Mundësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Tiranën do të çonte në një zgjidhje të plotë të zonave detare me të gjitha vendet fqinje përveç Turqisë, e cila është e lidhur ‘duar dhe këmbë’ me interesat në Tripoli të Libisë”, shkruan “Kathimerini”.

Për herë të parë dërgimi i çështjes së ndarjes së detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, u përmend nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Athinç muajn e shkuar në cilësinë e kreut të OSBE-së. Për momentin është ende e paqartë se kur dhe si do të procedohet në këtë drejtim, por në procese të tilla ndërkombëtare historia ka treguar se Shqipëria nuk ka kapacitetet për ta trajtuar këtë çështje delikate me ekspertizën më të mirë. Sidoqoftë mbetet për t’u parë se si do të shkojë fati i kësaj çështje e cila ka mbajtur pezull të dy vendet që prej vitit 2009 kur u nënshkrua për herë të parë delimitimi i zonës ekskluzive ekonomike në Detin Jon.

©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po pse vetem greket jane te kenaqur qe ceshtja cohet ne gjykaten nderkombetare ?
    Edhe une dhe shume shqiptare te urte te njejten gje mendojme.
    Shume mire qe ceshtja cohet ne nje gjykate nderkombetare.

  2. @ (Greko-Maskarenj-Shovinist),

    @ (Pushtetar-Shqiptar-Të shitur).

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhen, jo çfare synoni ju, por te Tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, qe ju e keni treguar surratin qe ne praktike nuk doni ti zgjidhni.
    ——————————————————————————————————————-
    Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Protokollin Nderkombetar te Firences 1925.
    ——————————————————————————————————————-
    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE eshte nje çeshtje e re e shekullit XXI: qe as nuk eshte fare urgjente per Shqiperine; qe as nuk kerkon zgjidhje te shpejte dhe te gabuar; qe as nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Kontinenti; qe as nuk duhet te perdoret fare si nje nga parakushtet greke dhe perspektive shantazhi grek drejt nje Europe te Bashkuar.

  3. @ TIMONIER i KARROCËS

    Pse per ligjin absurd 80 vjeçar te luftes do vazhdoni ende bisedimet e diskutimet,
    kur mund te hiqej menjehere nga Greqia ose te shkohej direkt ne nje Gjykate Nderkombetare ???

    Pse per çeshtjen e re te shelfit detar dhe zee do shkoni direkt ne nje Gjykate Nderkombetare,
    kur si shume shtete te tjere ne bote mund te vazhdohen studimet e bisedimet edhe 80 vjet ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *