• |
ide | kryesore

Greva e urisë/ Naftëtarja: Do marrim edhe fëmijët të ngujohen me ne (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vijon sot në ditën e 23-të të saj, nga gratë naftëtare, që janë në ditën e 6 të ngujimit në grevë urie pasi zevendësuan në këtë protestë burrat, mësuam se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të sjellin fëmijët të vazhdojnë protestën.

Një nga grevistet u shpreh se “Do marim edhe fëmijët në grevë urie, gjakun ton ta gezojnë ata e jo qeveria e hajdutet bashkë”. 

“Do jemi bashkë më fëmijët në grevë nqs qeveria nuk jep zgjidhje”, tha ajo me lot ne sy.

Grevistët kërkojnë pagat për punën e bërë dhe kontratat e punës. 2 greviste janë në gjendje të rëndë dhe janë dërgura në spital për ndihmë mjekësore.

Lexo më tej: “Ndërprisni grevën”, pse nuk iu bindën naftëtaret e Ballshit Edi Ramës 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *