• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: Mendoja se Kourtney do më gjente të vdekur në dhomë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian së fundmi ka rrëfyer  në emisionin “My Next Guess Needs No Introduction” të David Letterman,  detaje të reja rreth grabitjes në Paris.

Kim tregoi se vendosi të udhëtonte me Kourtney për javën e modës në Paris dhe ajo  mori me vete në udhëtim të gjitha bizhuteritë e Kimit diçka të cilën  nuk e kishte bërë kurrë më parë.Teksa u pyet për momentin që hajdutët iu futën në dhomë ,Kim filloi të qante dhe rrëfeu se mbrëmjen e grabitjes, Kourtney u largua nga hoteli bashkë me truprojën dhe Kim mbeti e vetme në dhomë.Gjatë orës 3 të mëngjesit ajo kishte dëgjuar disa zhurma nëpër shkallë dhe po kuptonte se disa njerëz po i afroheshin dhomës së saj, ndaj vendosi të kërkonte menjëherë ndihmë.Kardashian zbuloi  se në momentin e grabitjes ishte e veshur vetëm me një robdishan dhe mendoi se ndonjë nga hajdutët mund ta përdhunonte.“Po mendoja, ‘Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj , nuk e di pse po qaj, kam folur për këtë më parë , pastaj ai më lidhi me pranga dhe  me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy.Mendoja vetëm për Kourney, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”, u shpreh ajo.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *