• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Me Kodin e ri Zgjedhor fitojmë 100 deputetë

-Instant, Lajme, Të fundit



Megjithëse është pozicionuar kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se bindur se opozita do të marrë 100 deputetë. Se si, formulën tha se do e shpjegonte më vonë.

“Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *