• |
ide | kryesore

Kryeministri i Kosovës jep “Ok” për hapjen e ambasadës në Izrael

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës po procedon për ngritjen e misionit të parë diplomatik në Izrael. Pëlqimin për një ambasadë në shtetin hebraik, kryeministri Avdullah Hoti ia përcolli të martën kreut të shtetit, Hashim Thaçi.

“Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë,” theksoi kryeministri Hoti në letrën zyrtare.

Kosova dhe Serbia muajin e kaluar u zotuan t’i normalizojnë marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, dhe me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump, t’i hapin apo zhvendosin ambasadat përkatëse në Jerusalem.

Këto qëndrime u qortuan nga Bashkimi Europian që lajmëroi se dy vendet po rrezikojnë rrugën e integrimit në BE pasi po binin ndesh me çdo shtet tjetër anëtar për çështjen e kryeqytetit që e pretendojnë si Izraeli, edhe Palestina.

Në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit, qeveria kosovare miratoi një ditë më parë edhe planin për zbatimin e saj, për ndërtimin e “Autostradës së Paqes”, linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, për rrjetin celular 5G dhe për shfrytëzimin e përbashkët të Liqenit të Ujmanit për ujë ose për prodhimin e energjisë.

Të martën, kryeministri Hoti adresoi edhe ecurinë e dialogut në zyrat e Brukselit, duke i kthyer përgjigje emisarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, për nevojën për ndryshime kushtetuese për të vënë në funksion Asociacionin e Komunave Serbe.

Kjo çështje ka stopuar dialogun por Hoti kujtoi se objektivi i Prishtinës mbetet njohja reciproke.

“I dini parimet që ne i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve, parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke.”



3 Comments

  1. Kot o burre pse nuk merrin edhe ca nga keta te uck edhe i coni te partullojne rruget ne palestine edhe te rrahin palestinezet e shkrete. U lumte suma se do u vije llogaria

  2. Pyetja qe shtrohet eshte ku do vendose ambasada e Kosoves ne Jurizalem apo Telavil? Pergjigja e pytjes do sjell natyrshem dhe pasojat perkatese. Hoti thote per izraelin se eshte partner strategjik??? Nuk di ne historine tone ndonje pike takimi te shqiptareve me izraelitet, secili komb ka hallet e veta e kurre nuk jane perplasur apo dashuruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *