• |
ide | kryesore

Kufiri detar/ Ministri i Jashtëm grek sot në Tiranë, takon Ramën e Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë zyrtarisht Tiranën. Kryefjalë e vizitës pritet të jetë marrëveshja e detit Shqipëri-Greqi.

Mediat greke njoftojnë se pikërisht kjo do të jetë temë diskutimi dhe qëllimi i vizitës së Dendias për marrëveshjen e 2009 që nuk u finalizua pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Fillimisht Dendias do të takojë Gent Cakajn, më pas Ramën me të cilin do kenë dhe një konferencë për shtyp, teksa në axhendë ka dhe një takim me Metën dhe në fund me Anastas Janullatosin.

”Në zemër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.

Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja EEZ mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë , pa ndërhyrjen e Turqisë.

Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron.”– shkruajnë mediat greke.

Në Greqi këtë vizitë e cilësojnë si vendimtare për marrëveshjen e detit me Shqipërinë. Kohët e fundit një debat i madh u ndez në Shqipëri pasi Greqia paralajmëroi se do kalojë një projektligj për zgjerim të kufirit detar me 12 milje në detin Jon. Sipas Greqisë, ky zgjerim është në të drejtën e saj por qeveria shqiptare nga ana tjetër ka sqaruar se Greqia mund të zgjerohet aty ku ja lejon gjeografia, dhe jo duke cënuar territorin shqiptar.



2 Comments

  1. @ (Shovinist-Greko-Maskarenj)

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhim, jo çfare synoni ju, por te Tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, qe ju e keni treguar surratin qe ne praktike nuk doni ti zgjidhni.
    ——————————————————————————————————————-
    Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Protokollin Nderkombetar te Firences 1925.
    ——————————————————————————————————————-
    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE eshte nje çeshtje e re e shekullit XXI: qe as nuk eshte fare urgjente per Shqiperine; qe as nuk kerkon zgjidhje te shpejte dhe te gabuar; qe as nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Kontinenti; qe as nuk duhet te perdoret fare si perspektive shantazhi nga askush ne nje Europe te Bashkuar.

  2. Shqiperia dhe Shqiptaret kane dhjetera probleme te tjera shume te akumuluara, shume te rendesishme per tu zgjidhur prej kohesh me Greqine, por pushtat pushtetare qe mendojne çdo moment vetem per pushtetin e interesat e veta, as qe mendojne t’i hapin, as qe guxojne t’i shtrojne seriozisht, vetem bejne batuta facebooku dhe qytetari dixhital per t’i hedhur hi syve Popullit Shqiptar, ndersa ne realitet zbatojne me perpikmeri prej 30 vjetesh Axhenten e Planifikuar te Shovinizmit Grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *