• |
ide | kryesore

Kufiri detar në Hagë/ Krisafi: Pse së pari duhet të pajtohen Rama dhe Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deklaratën e përbashkët mes Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, eksperti i njohur Ksenofon Krisafi e cilëson një “dakordësi e kushtëzuar”.

Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare Krisafi, tha se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm, ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj, pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar, ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive. Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror, të dy palët do të kenë pretendime dhe kjo do të sillte precedentë të tjerë.

“Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, – tha Krisafi.

Krisafi theksoi se tashmë kjo çështje është në dorën e presidentit Ilir Meta pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarrje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personale. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord“, – tha Krisafi në ABC News. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po pse ta marrin te pandehur Lulzimen?? Cfare ka bere ai me shume se te tjeret??

    I thane vidh dhe ai vodhi. I thane vrit dhe ai vrau. A ka vajze me te bindshme dhe me pa pretendime se Lulzimja??
    Apo doni te beni pergjegjes ate, per gjithcka te keqe qe ndodh ne kete vend,,,per paaftesine e shqiptareve per tu organizuar dhe per ti dale zot vetes dhe shtetit te tyre.
    Ne ate Europen ku duam te shkojme ne,,,,nese dikush vret dhe vjedh si Lulzimja me babin e tij shpirteror,,,,digjet vendi dhe ngrihet ne kembe i madh dhe i vogel, derisa dera e burgut te mbylle brenda kriminelet.
    Nuk e ka fajin Lulzimja qe shqiptaret jane si delet dhe mbajne mbi krye pacavure dhe karikatura te tilla.!!
    Vazhdo vidh dhe vrit,,, moj tu befsha. Me shqiptaret, nuk te hyn nje gjemb nderkembe. Ata jane te zene me pune te tjera si psh vrasin vellane apo babane per nje vije uji apo per nje gardh

  2. Duam sduam çështja do shkojë në Hagë.Presidenti ska pse ta pengojë.Ti jepet fund zallahisë të Ramës.10 vjet e zvariti.Dhe ta mbrojnë me ata njerëz që rëzuan marëveshjen Berisha.Greqia do kërkojë më shumë për tëë arritur aërsisht te ajo marëveshje sepse për Greqinë e së djathtës tanishme ajo marëveshje është e vleshme.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *