• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut vendos disa masa kufizuese për të përballuar luftën me COVID-19

Lajme, Të fundit



Qeveria e Maqedonise se Veriut ka vendosur kufizimin e kapaciteteve në transportin publik si dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomik apo restoranteve deri në orën 23:00.

Masë rekomanduese ka adresuar edhe për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca.

Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hyjë në fuqi me vendim të Qeverisë.

Dispozita e përgjithshme: “Të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”.

Edhe masat e lartpërmendura hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në Fletoren Zyrtare. Në rast se masat e propozuara nuk kanë efekt në uljen e bilancit me persona të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *