• |
ide | kryesore

Ndërtimi i Unazës së Re/ IKMT prish 20 objekte në Astir

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir).

Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme.

Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar.

Deri më tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.



4 Comments

  1. O bashkia, o ministria, o qeveria, rregulloni nji rruge te pakten me hy ne tirane. Keni hap
    e keni sterhap gjith rruget hyrese.
    Kaos qe stimulohet nga injorante

  2. E dini kush eshte me e bukura. Pasi te hajme pluhurin dhe trafikun per muaj me radhe do ndertohet nje mbikalim qe nuk zgjidh pune. Prape do kete semafor aty dhe perseri do behet radhe makinash. Akoma se bejne publike projektin pasi e nderruan se u kapen duke vjedhur paster. Ta gezojme rilindjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *