• |
ide | kryesore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kryemadhi: Presim se çfarë do të vendosë presidenti

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për koalicioneve zgjedhore duke thënë se është në pritje për të parë vendimin e presidentit Ilir Meta për miratimin ose jo të Kodit Zgjedhor.

“Përsa i përket Kodit Zgjedhor është vetëm një taktikë e Ramës.  Jemi përballur me taktikat elektorale të Ramës, nëse i mbani mend ndryshimet. Taktikat elektorale thjesht lehtësojnë hallexhiun, por nuk ndryshon votat në kutinë e votimit. Ne jemi në pritje se çfarë do të ndodhë në kodin zgjedhor, nga ato që kemi dëgjuar nga Presidenti për t’i krijuar mazhorancës mundësinë për të mos dalë mbi palët, për rekomandimin e OSBE-ODIR për kodin zgjedhor. Fuqia e opozitës do t’i kalojë përmasat në zgjedhjet e 25 qershorit. Deri në fund të nëntorit jemi në një proces zgjedhor, dhe PD po i mbyll listën e kandidatëve”, tha Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *