• |
ide | kryesore

OBSH i bën thirrje për izolim personave që kanë kontakt me të infektuar me COVID-19

Lajme, Të fundit



Në pikun e valës së dytë të pandemisë së coronavirusit dhe rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuarve në Evropë dhe SHBA, drejtori i Shërbimit për Situata Emergjente shëndetësore në OBSH, Mike Ryan, ka porositur autoritetet e vendeve të botës: personat që janë rast kontakti duhet futur në izolim.

“Po të kisha të drejtë në një dëshirë me qëllim të përmirësimit të situatës, vetëm një gjë do ta kërkoja që çdo person që ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar të futet në karantinë, me qëllim që të ndalet zinxhiri i përhapjes së COVID-19”, ka shtuar Ryan gjatë një konference për gazetarë në Gjenevë.

“Mendoj se një gjë e tillë nuk është bërë dhe as që do të bëhet në mënyrë sistematike, dhe kjo është një prej arsyeve kryesore që po shohim rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19”, ka thënë ndër tjera Ryan.

Kërkimi i rasteve të kontaktit nëpër shumë vende të Evropës është rënduar, kurse numri i rasteve të reja me COVID-19 ka “shpërthyer” në kontinentin e vjetër gjatë dy javëve të fundit.

“Në gjysmën e vendeve të Evropës, OBSH-ja ka regjistruar gjatë javës së kaluar rritje të rasteve të reja me COVID-19 prej më shumë se 50 përqind”, ka thënë zyrtari i OBSH-së.

E kolegia e tij Maria van Cerkhove është e habitur që koncepti i vatrës së epidemisë që krijohet nga tubimet, ku nuk i kushtohet rëndësi shëndetit “assesi nuk po u hynë në tru njerëzve”.

“E di që njerëzit janë lodhur, por ky virus ka treguar se mund sërish të shfaqet me shpejtësi të madhe, duke kërcënuar sistemin shëndetësorë”, ka deklaruar kreu i OBSH-së.

Kujtojmë që në botë deri më tani janë infektuar mbi 40 milionë njerëz, kurse 1.1 milion tjerë kanë humbur jetën nga infeksioni me COVID-19.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *