• |
ide | kryesore

Pakti detar me grekët/ A do ta bllokojë Presidenti kompromisin e Hagës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në kulmin e frustrimit për marrjen e autorizimit nga Presidenti Ilir Meta për negociatat e kufirit detar me Greqinë, ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përsëriste publikisht në inat e sipër se 3 gjërave nuk i jepte dot zgjidhje dhe ato ishin “egoja, paranoja dhe Saliu”. Qartësisht këto të treja, Bushati i konsideronte kodet e bllokimit të marrëdhënies së tij me Ilir Metën, që siç rezultoi më vonë i zvarriti negociatat me grekët, por edhe shtoi presionin për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.



Gjatë viteve 2017-2018 Meta nuk pranoi të anashkalohej, pasi ligji i jepte një rol të rëndësishëm. Por a po e provokon të njëjtin ngërç kryeministri Edi Rama, në negociimin, shpalljen dhe arrogancën me të cilën po merr autorësinë e zgjidhjes së çështjes së kufirit detar me Greqinë?

Të gjitha shenjat janë se Po! Edhe një herë tjetër, provokimi i “egos, paranojës dhe Saliut” mund të çojë në një bllokim tjetër negociatave me grekët, megjithëse dërgimi në një gjykatë ndërkombëtare, mund të jetë oferta më e mirë që kemi pasur.

Ishte e çuditshme që zhurma që bëri dakortësia për ta çuar “kufirin detar” për zgjidhje në një gjykatë ndërkombëtare nuk kishte mbërritur në presidencë. Në njoftimin për mediat pas takimit me Nikos Dendias, Meta as e përshëndeti, as e kundërshtoi dhe as e përmendi fare opsionin e gjykatës ndërkombëtare. Një heshtje, që mund të jetë shenjë se sapo i është aktivizuar një nga çelësat e bllokimit të marrëdhënies me Ramën.

Lexo:  Meta takon Ministrin e Jashtëm të Greqisë, nuk përmendet zgjidhja në Hagë për marrëveshjen e detit

Por a i ka presidenti kompetencat për ta bllokuar dërgimin në Hagë të përcaktimit të kufirit, atë që sot u trumbetua në media si zgjidhja që mban autorësinë e Edi Ramës?

I ftuar në Abcnews, profesori Ksenofon Krisafi, ish anëtar i grupit negociator për marrëveshjen me Greqinë, tha se “Kjo është çështje që kërkon miratimin e të gjithëve. Nuk mundet dot as Edi Rama ta çojë atje, aq më tepër që kjo nuk është marrëveshje qeveritare, por është marrëveshje ndërshtetërore, kompetenca formale është e kryetarit të shtetit për ta çuar. Nga pikëpamja formale, presidenti mund të kërkojë shpjegime pse çështja doli nga kompetenca e negociatave bilaterale? Çfarë u arrit deri tani nga këto negociata? Pse nuk ecën këto negociata deri në finish për zgjidhjen? Dhe pse tani gjykohet që të shkohet në Gjykatën e Hagës? ”

Për profesor Krisafin asgjë nuk është vendosur nga pala shqiptare. Deklaratat mediatike të Ramës rezultojnë të jenë ende në fazën e pompozitetit bosh, sepse do të duhet ende të merren një sërë vendimesh deri sa qëndrimi i Shqipërisë të jetë qartësisht pro dërgimit të dosjes në Hagë.

“Nuk mund ta quajmë vendimin të marrë nga deklarimi që bëri sot kryeministri” ka këmbëngulur Krisafi, duke shpjeguar se kompetencat e Edi Ramës në këtë çështje janë të kufizuara.

“Nuk mund të vendosë dot kryeministri sepse Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Që do të thotë se autorizimin për këtë marrëveshje nuk e jep kryeministri, por kryetari i shtetit, i cili do të bisedojë, duhet të bjerë dakort, me strukturat, me ministrinë e jashtme, me kryeministrin. Dhe pastaj do të autorizojë fillimin e negociatave, lëshimin e plotfuqisë, caktimin e pyetjeve që do t’i drejtohen Hagës.” vazhdoi profesori.

Lexo edhe: Konflikti për detin/ Greqia presion Metës për autorizimin e negociatave

 

Ndërkohë që dihet tashmë marrëdhënia toksike Rama-Meta, duhet përmendur edhe sinjalet e palës greke se presidenti Meta do të përbëjë një komplikim për situatën. Pak kohë më parë, Nikos Dendias në një intervistë për mediat greke tha se “Gjërat janë disi më të komplikuara këtu, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”.©Lapsi.al

 

8 Comments

  1. Mir do ishte ta bllokonte. Ne Hagen e kemi te humbur pasi parimisht ka nje precedent. Deti u dha nga Berisha. Ne me te miren e skenareve te mundshem ne do marrim sa vendosi Basha-Bakojanis. Edhe ky nje mut doli.

  2. Kjo çështje do marë zgjidhje se sbën dhe i vetmi istitucion është është gjykata ndërkombëtare.Rama bëri zullumin dhe e la të zvaritur për 10 vjet duke ja lënë “kopilin”qeverisë që do vijë.Dhe përfaqësues të çojë kjo qeveri ata specialistë e gjyqtarë ta mbrojnë vendimin e tyre.Të shohim sa do jenë të aftë.Gjasat janë që sdo jenë në gjëndje dhe do ngelet një variant i për afërt me marëveshjen Berisha.Dhe presidenti smund ta zvarisi më tej.
    .

  3. Po pse ta marrin te pandehur Lulzimen?? Cfare ka bere ai me shume se te tjeret??

    I thane vidh dhe ai vodhi. I thane vrit dhe ai vrau. A ka vajze me te bindshme dhe me pa pretendime se Lulzimja??
    Apo doni te beni pergjegjes ate, per gjithcka te keqe qe ndodh ne kete vend,,,per paaftesine e shqiptareve per tu organizuar dhe per ti dale zot vetes dhe shtetit te tyre.
    Ne ate Europen ku duam te shkojme ne,,,,nese dikush vret dhe vjedh si Lulzimja me babin e tij shpirteror,,,,digjet vendi dhe ngrihet ne kembe i madh dhe i vogel, derisa dera e burgut te mbylle brenda kriminelet.
    Nuk e ka fajin Lulzimja qe shqiptaret jane si delet dhe mbajne mbi krye pacavure dhe karikatura te tilla.!!
    Vazhdo vidh dhe vrit,,, moj tu befsha. Me shqiptaret, nuk te hyn nje gjemb nderkembe. Ata jane te zene me pune te tjera si psh vrasin vellane apo babane per nje vije uji apo per nje gardh

  4. O i paemeri ores 08 e36 u ka vene ne radhe Rama per te komentuar brockulla . Tani vjedhesi me madh ne historin e shtetit shqipetare eshte Rama me banden e tije e ju thoni Basha . Ne po shohim ujkun ju thoni gjurma . Nga maskarelleqet e kesaje edhe ju po e pesoni si te gjithe shqipetaret packa se mund te paguheni per keto komente . Sa per marrveshjen e detit Edi Rama eshte shqipetari me i PA bese ku patjter ka bere mareveshje te fshehet me greket ne menyre qe te humbasim ne Hage

  5. Aman mor, vdes my Shitesi i lulelakres te zgjidhi konfliktet nderkombetare…se per te rregulluar shqiperine, e qau…rregulloi vetem sh.p.k-ne e tij…partine sothialiste!!!

  6. Vetëm kush nuk do që ta kuptojë nuk do, nuk e kupton, çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia , e ka hapur Shqipëria sepse grekët e kishin mbyllur me Saliun, Lulin, ilirin. Atë çështje e kam hapur unë me Partinë Socialiste në gjykatë kushtetuese dhe e ka rrëzuar 9 me 0 dhe çështja është rihapur falë vizionit për të ardhmen dhe e them me shumë respekt për Mitsotakis i cili qartësisht ka zgjedhur për të vënë në dispozicion për të ardhmen e përbashkët për të dy vendet.Lereni presidentin se po han supe,kur te vij koha qe Gaga te shprehet likja I ka lare duart me presidentin e ka mbaruar mandatin prandaj ky shkrim sot eshte qoke per liken e floririt

  7. Ai rregjim vrau nga frika 4 qytetare paqesore ne Bulevard, por trupat e tyre nuk u zhduken;

    Ai rregjim vrau per korrupsion 26 qytetare, punetore ne Gerdec, por trupat e tyre nuk u zhduken!

    Remzi Hoxha ishte nje luftetar ne Tirane; Luftetar per lirine e shqiptareve te Kosoves!

    Kjo ishte arsyeja qe Sali Berisha, Bashkim Gazidede urdheruan dhe egzekutuan rrembimin, torturimin, vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu