• |
ide | kryesore

Pandemia, NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë të rinj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



NATO i ka dhuruar Ministrisë shqiptare të Mbrojtes 60 respiratorë. Këtë e ka zbuluar Ambasada amerikane e cila ka postuar në ‘Facebook’ foto nga dorëzimi i aspiratorëve të cilët janë prodhuar në Amerikë.

‘Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, shkruan ambasada amerikane në Facebook. Mirëpo kjo bie ndesh me deklaratën e dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se po instalohen 60 respiratorë të rinj në vend.

“Dalin ata si Loli me Colin, del Loli del dhe Coli. Kapacitetet e spitaleve janë plotësuar në vetëm 1/4. Vetëm tani që flasim po instalohen 60 respiratorë të rinj. Jemi në një hap me të tjerët, doli plazma e gjakut në Itali, morëm mjekët italianë menjeherë këtu. Të ishte COVID-i kur ishin ata, do shihnim çdo shihnim.”-tha Rama duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili deklaroi tri ditë më parë se kapacitetet e spitaleve janë të plotësuara.

Kështu respiratorët për të cilët po mburrej Rama janë dhuratë për Shqipërinë nga SHBA për të përballuar pandeminë e COVID që po prek të gjithë botën e që ka rritur numrin e të infektuarve dhe viktimave në vend.



1 Comment

  1. DHE TANI KALONI DIREKT TEK SPITALET PRIVATE SEPSE NDIHMA JANE POPULLIT SI DUHEN OSE SDIN TI PERDORIN FAKIRAT KALONUA ATYRE BESEVE TE SPITALEVE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *