• |
ide | kryesore

Protesta ndaj ministrit grek/ Idrizi-policëve: Do iu mbaj mend emër për emër!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pasi u përplas ashpër me policinë dhe qëlloi edhe me shishe uji drejt eksortës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, Shpëtim Idrizi ka shpërthyer në akuza ndaj policisë nga protesta kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Idrizi tha se policia ka ushtruar terror ndaj protestuesve, si dhe ka arrestuar 24 shqiptarë të Çamërisë.


Mes të tjerash, kreu i PDIU paralajmëroi policët, duke thënë se do t’i mbajë mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë të gjithë ata që arrestuan sot protestuesit. Sipas Idrizit, nëse policët janë trima të shkojnë në jug të kapin ata qe djegin flamurin shqiptar.


“Kam pas fatin që të kem qenë që në 90-ën një nga ato studentët e dhjetorit dhe përpara kishim tmerrin dhe bishën komuniste, ku njerëzit burgoseshin e vriteshin për një fjalë gojë. Kam qenë në shumë protesta, por kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrë më të poshtër, me terror, pa asnjë ndjenjë njerëzore. Janë arrestuar 24 shqiptarë të Çamërisë, që kishin ardhur të protestonin. Ky terror nuk mund të kalojë kështu. Jo vetëm që ne do të marrim të gjithë hapat ligjorë, por i jam drejtuar disa herë policisë, duke i thënë që ‘nuk kemi ardhur këtu për ju, por për ministrin grek. 

Ne nuk kemi ardhur të tregojmë forcën me ta, as me Edi Ramën që vetë bën mitingje, ndërsa çamët nuk duhet të protestojnë për detin. Po ju them publikisht policëve në emër të 24 vetëve do t’i mbajmë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë të gjithë. Nëse janë trima le të shkojnë të turren në jug e të kapin gjithë ata që djegin flamurin shqiptar. Le të kapin vrasësit, dhe jo të merren këtu me çamët”. Turp për këtë polici. Do t’i shkojmë deri në fund. Nëse janë shërbëtorë të krimit apo për një çap bukë, më mirë ta hedhin atë kapele”, tha Idrizi.

9 Comments

  1. BRAVO DJEMEVE TE ÇAMERISE .
    KY SHTET MBRON KEDO POR VETEM INTERESAT E SHQIPTAREVE NUK PO MBORN .
    KETA POLITIKANE E DUAN SHQIPERINE PER TA VJEDHUR DHE PER TA SHITUR .

  2. Mos u lodh emer per emer, vetem mos harroni keto dy emra, Sander Lleshaj dhe Edrama. Te tjeret i gjeni ke lista e sherbimit ditor

  3. Dmth Idris comi nuk e ka problem koalicionin me PD qe solli varet greke deri ne Vlore e Berat, ose ate me Dule grekun qe do me e sjelle kufirin ne Shkumbin. Ai do mbaj mend emrat e policeve qe bejne detyren.

  4. Cfare detyre bene o zagar policet ?Detyre eshte te arrestosh protestuesit per nje minister – te nje shteti qe akoma nuk ka hequr ligjin e luftes.Nuk kam as nje lloj simpatie per ate -kurven-Idrizin qe fatekeqsisht u vu ne krye te -Cameve-,dhe kete ai e ben per tu dukur tane se eshte periudhe fushate dhe do te arrije prape mandatin e deputetllekut nga camet ,por nje fjale e ka thene shume mire .Le te shkojne ne jug atje ku e djegin dhe e shkelin me kembe flamurin Shqiptar -Himare-e gjetke .

  5. O Dukaqot, ne Shqiperi sikur edhe Hitleri te cohet e te vi per vizite, policet e kane per detyre te sigurojne protokollin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu