• |
ide | kryesore

Rama: Basha dhe Meta janë bërë si Loli me Colin, spitalet kanë ende kapacitete

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Task Forcës për shëndetin, foli për rëndësinë e inspektimit në terren të zbatimit të masave Covid.

“Ndërsa në Shqipëri gjoba është një mjet për të rritur sensibilizimin, se në fund të ditës edhe kjo vlen. Janë vendosur 2800 gjoba këto 5 ditë, por sa janë evituar? Dhjetëra mijëra të tilla, sepse njerëzit edhe për shkak të gjobës e kanë vendosur maskën. Çfarë duan të mësojnë më shumë për covid ata që nuk e besojnë kur gjithë bota është e alarmuar, çmendet 1 apo 2 por jo gjithë bota. Këto janë marrëzi të papara, të cilat sigurisht stimulohen dhe përhapen nga mediat që para audiencës e klikimeve nuk pyesin as për njerëzit e tyre që punojnë aty, as për familjarët e tyre. Është e pamoralshme dhe e paudhë, por kjo nuk ndodh vetëm këtu, por në çdo vend.

Rrjeti i inspektorëve do jetë kudo, nuk e kemi parë si luftë pushteti, por si luftë të përbashkët ku ne bëjmë detyrën tonë, qytetarët të vetën, e të gjithë bashkë punojmë për një qëllim. Të gjitha inspektoriatet të mos i bëhen havale njerëzve në këto kohë të vështira. Kemi bërë zero taksën dhe TVSH për biznesin e vogël, iu kemi hequr nga qafa inspektorët. Ju jeni ëngjëjt mbrojtës të njerëzve, merreni përsipër këtë proces në bashkëpunim të ngushtë me ministren për detyrat e ditës. Në rast shkeljesh ju thjesht njoftoni policinë, dhe kaq, s’keni bllok dhe laps. Kërkojmë aleancë me njerëzit që t’ja dalim kësaj lufte të mallkuar, që gjithë vija e zjarrit të jetë nën kontrollin e mjekëve dhe infermierëve”,- tha Rama.

Rama ironizoi kryedemokratin Basha dhe Presidentin Meta për deklaratat e tyre të fundit në lidhje me situatën aktuale.

“Del ky tjetri se janë bërë si Loli me Colin e thotë: Kapacitetet në spitale janë ezauruar, s’ka vend, njerëzit po lihen rrugëve, ca janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme sepse faktikisht sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen, por duhet ta mbajmë larg. Sot kemi ende ¼ e kapaciteteve, nëse nuk bëjmë secili tonën mund të mbushen edhe më shpejt spitalet. Ky është çelësi që duhet të mbajmë në dorë, pa na e marrë armiku i padukshëm.

Edhe trajtimin me plazma e sollëm sa doli në Itali dhe flasin këta se Zoti e desh Shqipërinë dhe Covid nuk erdhi në kohën e këtyre, me spitalet e këtyre, Atëherë do thoshim nuk dimë kush është e keqja më e madhe, covid apo këta. Nuk jemi vetëm në këtë luftë as të vetmit, por një nga hallkat e një zinxhiri shumë të gjatë shtetesh”, tha Rama ndër të tjera.



2 Comments

  1. Mos shiko gjobat o i MARRE por zbato protikollet qe zbaton bota.Ne institucione dhe sidomos ne shkolla ku ka plasur covid 19 te zbatohet karantina per rastet e kontaktit dhe jo te detyrohen mesuesit nga drejtoret e tu te mos flasin.TURP!Neper institucione dhe sidomos ne shkolla mungojne edhe disifektantet dhe mjetet e pastrimitper te mos zene ne goje mungesen e ujit kurse ti na del e na flet per detyrat qe duhet te bejne qytetaret or haron ato te qeverise.Si gjithnje ju thoni fajin e ka tjetri ju jeni viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *