• |
ide | kryesore

Rama: Do diskutohet heqja e ligjit të luftës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të diskutonte me palën greke për heqjen e ligjit të luftës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin grek Nikos Dendias, kreu i qeverisë ka theksuar se një fqinjësi dhe marrëdhënie e mirë është shumë e rëndësishme për të dy vendet.

Kryeministri Rama tha se në fokus të takimit kanë qenë edhe çështja e minoriteteve, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjë hezitim nga fqinjët për të bërë më të mirën për të drejtat e shqiptarëve. Edhe pensionet kanë qenë temë e diskutimit mes kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm grek.

“Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama.



5 Comments

  1. A ju thashe para rreth 30 minutash se ky do te firmose shpejt asgjesimin e Ceshtjes Came, nepermjet – mesa duket, “heqjes se famshme te ligjit te luftes”?????

  2. Do diskutohet heqja e ligjit te luftes ,,,,,!?
    Pirdh or Nastradin pirdh….. Ne se hiqet ky ligje,Shqiptaret e Camerise do te marrin mbrasht pronat e tyre….Ka kohe qe “diskutohet”per te.As s’ka patur e as do te kete ndryshim te pakten edhe per 50 vjetet e ardhshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *