• |
ide | kryesore

Rama: Së shpejti mbledhje të përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në konferencë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, Rama deklaroi se së shpejti pritet që Shqipëria të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Greqinë, për të zgjidhur problemet e njerëzve të zakonshëm.

Këtë njoftim ai e bëri pasi dha lajmin se për çështjen e detit, dy shtetet do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.

“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti greke dhe as elektorat patriotik.

Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu”,- u shpreh Rama.



6 Comments

  1. HAJDE LIDER GLOBAL HAJDE E RREGULLOVE KOSOVEN ME MBLEDHJET DHE TANI DO RREGULLOSH DHE GREQIN HAJDE RILINDJE HAJDE KETE PO E BENE QE TE HUMBASESSH VEMENDJEN E METURINAVE QE TE KANE KAPUR PER FYTI DHE DONE QE TE LARGOSH VEMENDJEN PO KU PJERDH GREQIA PER TY ME GJITHSE GREK JE POR GREKET NUK PYESIN PER VELLAJN JO PER TY QE SVLEN AS SA NJEKLIGRAM KRIP………………..

  2. Nastradini po na tregon edhe “patritizmin folklorik “ me kollaren-flamure….
    Koqe kryemi’.
    Idiot….Edhe breket e Xheilit do t’i pershtase me flamurin.Teper serioz kryemut.Te na rruaje!!!

  3. @Kryeministër Kari-katurist
    —————————————-
    Të rroftë kollarja formale kuqezi.
    ———————————————-
    Ti në praktikë po ndjek drejtpërdrejt Axhentën Greqi.

  4. @ (Greko-Maskarenj-Shovinist)

    @ (Pushtetar-Shqiptar-Të shitur)

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhen, jo çfare synoni ju, por te Tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, qe ju e keni treguar surratin qe ne praktike nuk doni ti zgjidhni.
    ——————————————————————————————————————-
    Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Protokollin Nderkombetar te Firences 1925.
    ——————————————————————————————————————-
    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE eshte nje çeshtje e re e shekullit XXI: qe as nuk eshte fare urgjente per Shqiperine; qe as nuk kerkon zgjidhje te shpejte dhe te gabuar; qe as nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Kontinenti; qe as nuk duhet te perdoret fare si nje nga parakushtet greke dhe perspektive shantazhi grek drejt nje Europe te Bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *