• |
ide | kryesore

Tre ditë pas shpalljes së armëpushimit/ Vijojnë luftimet në Nagorno Karabak

-Instant, Lajme, Planet



Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, luftimet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë vijuar edhe këtë të martë në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Megjithëse Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka apeluar që palët të respektojnë armëpushimin e dytë të arritur më 17 tetor, kjo nuk i ndali luftimet, që nisën muajin e kaluar. Përshkallëzimi i dhunës në Nagorni Karabak ka rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet me përfshirjen e Rusisë dhe Turqisë.

Zyrtarët të Nagorno Karabak-ut raportuan për bombardime të tjera mëngjesin e 20 tetorit. Po ashtu ata thanë se luftimet janë intensifikuar veçanërisht në pjesën jugore të zonës së konfliktit. Konflikti në rajonin e shkëputur të Nagorni Karabakut ka rritur frikën e një krizë humanitare, teksa qindra persona janë vrarë në luftime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *