• |
ide | kryesore

Tregoi gishtin e mesit, ia hedh paq mbrojtësi i Milan: fraza fyese arbitrit, dënohet drejtori i Juventus

-Instant, Sport



Gjykatësi Sportiv ha publikuar dënimet në lidhje me ndeshjet e javës së fundit të luajtur në kampionatin e Serie A. E mes vendimeve të Gerardo Mastrandrea është edhe një gjobë prej 10mijë euro për Fabio Paratici. I paautorizuar të zbriste në fushë gjatë garës me Crotonen, Chief Football Officer i Juves është dënuar për faktin se “është vendosur në afërsi të pankinës e i ka drejtuar fraza të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes”. Asnjë dënim ndërkohë për Calabria për gishtin e mesit treguar gjatë derbit.

Për sa i përket dënimeve në lidhje me situata e tjera në fushë, Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar për një javë sulmuesin e Juventus Federico Chiesa e portierin e Torinos Vanja Milinkovic-Savic, ky i fundit përjashtuar nga pankina në fundin e trazuar të ndeshjes me Cagliarin sepse “është ngritur e afruar me fushën e lojës, duke bërë një sjellje kundërshtuese ndaj një vendimi të arbitrit, shkelje që është sinjalizuar nga Arbitri i katërt”.

Është falur, ndërkohë, Calabria për gishtin e mesit që ia tregoi tifozve të Inter në derbi. Gjesti nuk është dënuar sepse nuk është vënë në relacion nga arbitri ose sinjalizuar nga inspektorët federalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *