• |
ide | kryesore

Trump e quajti idiot, Fauci i përgjigjet me frazën nga filmi “Kumbari”

-Instant, Lajme, Planet

Dr. Anthony Fauci ka thënë se me sulmet ndaj tij, presidenti Donald Trump kërkon të heqë vëmendjen. Kur u pyet nëse po mendonte të largohej nga detyra pas deklaratave të Presidentit amerikan, Fauci u përgjigj me një frazë nga filmi i famshëm “Kumbari”.


“Unë përqendrohem totalisht te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të vendit tim. Jam përkushtuar në këtë gjë përgjatë 50 viteve të karrierës sime. Vetëm kjo gjë më intereson. Pjesa tjetër është te filmi “Kumbari”: ‘asgjë personale, thjesht biznes’. Unë dua vetëm të bëj punën time dhe të kujdesem për popullin. Kaq dua unë”, u shpreh Fauci.


Të hënën, Trump e cilësoi Faucin gjatë një telefonate me stafin e tij të fushatës si “katastrofë”.

“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por është katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”, mësohet të ketë thënë Trump gjatë telefonatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu