• |
ide | kryesore

Video/ Champions frymëzon United, në Kamp Now ka vetëm një padron, ndërsa Lazio leksion Borussias

-Instant, F1, Sport, Video



Një mbrëmje e madhe, me emra të zakonshëm, e ndonjë surprizë. Champions ka nisur në mënyrën më të bukur me 22 gola në 8 ndeshje, nga të cilat vetëm njëra ka përfunduar 0-0. Chelsea e Sevilla kanë forcë të njëjtë, Lazio është impresionuese përballë Haaland e të tjerëve, Barcelona e Juventus e bëjnë pronë grupin G, ndërsa Manchester United bën goditjen e madhe në Paris.

GRUPI E
Asnjë fitues në Stamford Bridge mes Chelsea e Sevilla, me londinezët që nuk arritën të thyejnë prapavijën andaluziane. Lopetegui e kishte ndërtuar mirë sistemin difensiv, ndërsa po aq rrezikshëm kërkonte të dilte në anët e Mendy. Werner nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por edhe Jorginho pati probleme ritmi. Në barazim gjithcka pas ndeshjeve të para në Grupin E sepse edhe Rennes barazon 1-1 në Francë me Krasnodar. Penalltia e Guirassy në të 56 i dha avantazhin Rennes, por lumturia zgjati vetëm 3 minuta sepse rusët barazuan me Cristian Ramirez.


GRUPI F
Fitores së Brugges në transfertën e Zenit i është përgjigjur Lazio në Olimpiko me një fitore të jashtëzakonshme 3-1 përballë Borussia Dortmund. Në përplasjen e dy skuadrave më të forta të grupit, skuadra e Inzaghit ka lënë pas luhatjet e kampionatit, duke ndëshkuar gjermanët. Immobile e Halaand dalin në barazim në sfidën e golashënuesve, por italianët marrin kreun e grupit F edhe me autogolin e Hitz dhegolin e tretë të Daniel Akpa-Akpro.




GRUPI G
Juventusit i përgjigjet menjëherë Barcelona, me dy ekipet që do të sfidohen për vendin e parë të grupit G. suksesit 0-2 në Kiev të bardhezinjve, katalanasit i janë përgjigjur me një 5-1 ndaj skuadrës së Uzunit, që nuk ishte në këtë ndeshje për shkak të infektimit me koronavirus. Shumë e fortë Barcelona për hungarezët që shënuan tre herë në pjesën e parë me penalltinë e Messi, Ansu e Coutinho, por edhe kur mbetën me 10 lojtarë për shkak të daljes me karton të kuq të Pique në penalltinë që shënoi golin e vetëm të Ferencvaros, gjërat nuk ndryshuan. Madje blaugranat shënuan edhe dy gola të tjerë me Pedri e Dembele.






GRUPI H
Supremacinë në grupin H duket se po e vendos Manchester United, që befason PSG në shtëpi, me një gol të Rashford tre minuta nga fundi. Një një ndeshje të ekuilibruar, në fakt, anglezët bëjnë gjithcka vetë, me avantazhin e Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë e pastaj me autogolin e Martial, që u duke se do të mbetej në fuqi, deri kur Rashford vendosi ndeshjen në të 87. Megjithatë vendi i parë i grupit i takon Leipzig që shënon një 2-0 përballë Istanbul Basaksehir. Angelino, dy herë në katër minuta mes të 16 e të 20 i dha gjermanëve fitoren e parë në grup.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
Chelsea 0 – 0 Sevilla
Rennes 1 – 1 FC Krasnodar
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Zenit St. Petersburg 1 – 2 Club Brugge
Lazio 3 – 1 Borussia Dortmund
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Dynamo Kyiv 0 – 2 Juventus
Barcelona 5 – 1 Ferencvaros
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Paris Saint-Germain 1 – 2 Manchester United
RasenBallsport Leipzig 2 – 0 Istanbul Basaksehir



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *