• |
ide | kryesore

Video/ Morata, dy gola për të zëvendësuar CR7: Juventus e nis mirë në Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Debutim pozitiv i Juventus në Champions League. Skuadra e Andrea Pirlos fiton 2-0 në Kiev kundër Dinamos e falenderon një Alvaro Morata, në super formë, autor i dygolave vendimtarë. Maestro mposhti maestron. Nxënësi mundi profesorin, Lucescun, për të qenë të qartë. Juventus fiton në Kiev, 2-0 ndaj Dinamos, me një dygolësh të qendërsulmuesit të tyre, që bëri të harrohej mungesa e Cristiano Ronaldos.

Nisi me këmbën e duhur në Champions Juve, që tregoi një nivel të mirë në nivel soliditeti – difensiv e mes reparteve – e tregoi momente të një zhvillimi të mirëe ofensiv. Në pjesën e parë Juventus humbi Chiellinin (i dëmtuar në kofshë) ndërsa Bushchan shpëtoi rezultatin në goditjet e Chiesa e Kulusevski. Formacini i Pirlos nuk është se bën gjëra të mëdha, por është racional dhe nuk lejon pothuaj asgjë për kundërshtarin.

Ndeshja ndryshoi në pjesën e dytë kur 46 sekonda pas rifillimit Morata shënoi të parin, përpara se të mbyllte llogaritë 6 minuta nga fundi. Tre gola në tre ndeshje për spanjollin, por tregues është se katër nga 5 lojtarët ofensivë që Pirlo i do gjithnjë në fushë morën pjesë në avantazhin bardhezi. Golit blitz iu shtua edhe i dyti në të 84, kur Cuadrado krosoi nga e djathta dhe Morata me kokë fiksoi rezultatin. 2-0 dhe një lajm i mirë për Pirlon është edhe aktivizimi i Dybala, që megjithatë duhet ende të gjejë ritmin.

Në ndeshjen tjetër të pasdites Brugge bën goditjen në Rusi, duke mundur 1-2 Zenit San Petersburg. Dennis në të 63 shënoi golin e avantazhit për belgët, që shkaktojnë autogol në të 77 me Horvath e kur u mendua se gjithcka do të mbyllej në barazim, De Ketelaere vendosi ndeshjen me golin në kohën shtesë.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *