• |
ide | kryesore

Vrap një milje për 6 minuta, shumë e pazakontë për një grua 9-muajshe shtatëzanë

-Instant, Paparazzi, Slider

Të vraposh një milje në 6 minuta është karakteristikë e atletikëve profesionistë. Ta bësh këtë ndërkohë që je 9 muajshe shtatzënë është shumë e mahnitshme dhe aspak e zakonshme.
Makenna Myler, 28 vjeç, nga Utah në SHBA, është pikërisht gruaja shtatzënë që bëri një milje për 6 minuta. Videoja e saj është bërë mjaft virale në TikTok. Kjo video është publikuar nga bashkëshorti i saj dhe për një kohë të shkurtër arriti 700,000 shikime.Makenna, ka bërë sfida vrapimi që nga periudha e shkollës së mesme dhe ajo ka thënë për revistën ‘Today’ që nuk mund t’i ndërpriste sfidat e saj të vrapit gjatë shtatzënisë.
“Trupi im është mësuar me kilometrazh të lartë dhe stërvitje shtesë për forcën”-tha ajo.


Komentet në videon e publikuar ishin nga më të ndryshmet. Po një nga komentet u bë mjaft i pëlqyer dhe shkaktoi shumë të qeshura: “PESË MINUTA 1 MILJE??? Mua më duhet më shumë se pesë minuta për të vendosur se me çfarë shije ta marrë tacos-in.”Shumë të tjerë pyesnin: “A nuk është e rrezikshme të vraposh kaq shumë në muajin e nëntë të shtatzanisë?”


Pas shumë pyetjeve të tilla Myler u përgjigj që mjekët i kishin dhënë dritën jeshile në lidhje me këtë fakt. Makenna tha se miqtë dhe familja e saj nuk ishin dhe aq të befasuar nga kjo arritje pasi i dinë mjaft mirë mënyrat se si ajo stërvitet.

“Shpresoj që kjo t’i frymëzojë gratë shtatzënë që mos të qëndrojnë pasive, por të stërviten për të mirën e shëndetit tyre”- ka thënë Makenna gjatë intervistës me Today.

@mikemylerSomeone find whether this is a world record ##pregnant ##zoomies ##track ##mile ##champion

♬ original sound – Mike Myler

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu