• |
ide | kryesore

Afron 25 prilli, Rama fillon me premtimet bombastike: Së shpejti port turistik në Sarandë, Durrës dhe Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama fillon me premtimet bombastike sa herë zgjedhjet janë pranë. Dhe 25 prilli duket më afër çdo ditë, teksa nga kryeministri dëgjojmë premtime të mëdha infrastrukturore.


Sot, në një konferencë kryeminsitri premtoi se Shqipërisë do t’i shtohen tre porte të reja turistike, që sipas tij, do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë detare. I pari port, që sipas kryeministrit do të nisë së shpejti, është ai i Sarandës, për të cilin, Rama tha se kanë marrë një propozim fantastik.


Ndërkohë, më tej do të ndërtohen edhe dy porte të tjera turistike, përkatësisht në Durrës dhe Vlorë.

“Do në fillojmë në javët në vijim procesin për spostimin, duke hedhur në garë ndërkombëtare Portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani i zonës së lirë ekonomike. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën. Projekti me Lungomaren përfshin dhe një port turistik, që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Ndërkohë edhe për Vlorën jemi gati për një proces, ku do mund të sistemojmë me standarde bashkëkohore portin e shërbimeve në anën tjetër.  

Në pak javë do mund të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë turistik, që do të jetë i pari që do të fillojë, në Sarandë. Për këtë kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon gjithë paradigmën e Sarandës. Kështu, Shqipëria do të hyjë në hartën e turizmit të detit, që ka munguar me dekada, në aspektin e ekonomisë së detit.” – u shpreh Rama, i cili kujtoi edhe një premtim për aeroportin e Kukësit.

“Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë. Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD”, u shpreh kryeministri. ©Lapsi.al 

10 Comments

  1. Dalja e dokumentit që vetë Lulzim Basha kishte firmosur gjatë kohës kur kishte qenë kryetar Bashkie i Tiranës, për miratimin e fizibilitetit të projektit koncesionar për trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, faktikisht e demontoi akuzën me bazë të deformuar që ishte hedhur në tregun mediatik.

    Fakti që në vendimin e firmosur të Bashës më 20.08.2013, shifra e propozuar për punën e kryer nga koncesionari ishte në 37 euro/ton, ndërkohë që shifra që paguan aktualisht Bashkia e Tiranës është në 29 euro/ton, duhet ta mbyllte diskutimin dhe, madje, duhej që dikush nga PD-ja të kërkonte dhe falje për furtunën false që u ngrit.Shko kari salihut shikoje aeroportin e Kuksit o loqe pastaj ha mut salihu sa te duash

  2. Porti i ri i Durresit, i eshte premtuar bullgareve, nderkohe qe vet ne bullgari nuk ka asnje port bashkekohor.
    Gafa te tilla kushtojne

  3. Sa me fat Jan bythkuqet duhet te thon rrofte kristaqiiiiin qe qiu aneten e beri kete palloshi qe mendon gjith diten per hallet e tyre

    1. Jo vetem ne Kukes, por edhe ne Peshkopi ne Gjirokaster, Korçe biles ne mandatin e katert do beje nje port ne Tropoje dhe nje aeroport ne Berat, brenda atij ishullit turistik qe ndertoi ne lumin Osum. Vetem ne Peqin nuk do beje gje se i ka bere Alfred Peza te gjitha cfare ka premtuar.

  4. Portin duhet ta ndertoje kompani qe te pakten ka ndertu 50 porte.
    Mjaft me militantizem ne fushat me strategjike, mjaft me oligarkizem .
    N q se fusin hundet edhe ketu Teri apo ndonje tjeter, atehere mos ndertohen fare

  5. JENI QE JENI BEJENI EDHE NJE PORT TURISTIK NE KUKES.
    QE TA PERDUNDONI TAMAM EDHE DIBRA KA NEVOJE PER NJE PORT TE TILLE .

  6. Se shpejti,do te shikojme nje VKM per nje port te madh ne Surrrreq dhe nje aeroport edhe me te madh ne sheshin e teleferikur,ne Dajt (malin e Dajtit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu