• |
ide | kryesore

Ashley Tisdale zbulon gjininë e bebit (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Ashley Tisdale njoftoi muajin e kaluar se po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Christopher French.

Së fundmi, Tisdale zbuloi se çifti është në pritje të një vajze. Ndryshe nga një pjesë e prindërve të famshëm ose jo, që vendosin të bëjnë festa të detajuara me fishekzjarre e çdo gjë tjetër, ky “baby-shower” ose festë “gender-reveal” e Christopher dhe Ashley-t ishte ndër më të thjeshtit që keni parë. Gjinia u zbulua nëpërmjet një torte që çifti preu.“Ky vit ka qenë padyshim i vështirë për  shumë prej nesh. Ulje e ngritje dhe një shumëllojshmëri emocionesh. Deri më tani, kjo është dita ime e preferuar! Më vjen të qaj nga lumturia. P.s: Për të gjithë ju njerëz që përpiqeni aq shumë për festat e zbulimit të gjinisë, një tortë më ngjyrë është po aq e rëndësishme sa fishekzjarret, vetëm se më e sigurt!!”

Kohë më parë në blogun e saj, aktorja është shprehur se “nuk ka qenë një tremujor i parë i lehtë, por e di që ka njerëz që e kanë patur dhe më keq se unë”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *