• |
ide | kryesore

Basha nxjerr videon e pronarit të lokalit: Jemi drejt falimentimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha publikoi videon e një pronari lokali i cili thotë se biznesi i vogël në Shqipëri është drejt falimentimit.

Vetë pronari i lokalit thotë se e ka biznesin prej 20 vitesh dhe se ka muaj tashmë që nuk çon lekë në shtëpi, por vetëm paguan detyrimet.

Basha thotë se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza dhe i duhet urgjentisht ndihmë pasi koha nuk pret më.

STATUSI 

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Gani Rama, pronar lokali:

Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël. Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë. Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje. Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit.



1 Comment

  1. O bashe .. hiq dore nga kjo lloj propagande debile se nuk fiton gje.
    Cfar do besh ti , do ti ulesh TVSHn ( Rama ja ka premtuar TVSH 0% qe nga janari i 2021) .
    Do ti ulesh cmimin e ujit ? ( nga 2500 lek te vjetra per m3 do tja cosh 2000 lek m3 ? Ja te themi se ky harxhon 2 m3 uje ne dite , pra do ti kursehen 1 mije lek te vjetra ne dite )
    Do ti ulesh cmimin e energjise elektrike ?
    Nuk e kupton qe per raste te tilla nuk jane taksat qe e veshtirsojne punen e tij ? por xhoroja ditore. Nuk ka kliente. Cfar do besh ti do tja cosh klientet me zorr ne lokal ?
    Fushate elektorale komplet debile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *