• |
ide | kryesore

Basha thirrje SPAK: Prangosni anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që grabit shqiptarët

Lajme, Të fundit

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë pasi sipas tij është duke inkurajuar hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.


Basha shtoi se sot është koha që anëtarët e SPAK të hapin gojën dhe të kyçin në pranga grabitësit e shqiptarëve, ndërsa qeverinë e konsideron si një grup të strukturuar kriminal.


Po ashtu Basha thotë se neglizhenca e SPAK po bëhet edhe arsye se pse qeveria nuk zbaton planin me masa lehtësuese nga opozita.

“Në Maltë a në Qipro, në Singapor a në Hong-Kong, me ligjin që kemi propozuar, ua gjejmë paratë, ua sekuestrojmë, konfiskojmë, dhe ua thejmë shqiptarëve.

Buxheti 2021 nuk ekziston. Akti i fundit i hajdutërisë, i një qeverie që ka humbur çdo gjë. Dua t’i drejohem çdokujt që sheh veten e vet, të jetë shumë i kujdesshëm, sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parasë së qytetarëve do t’i bëjë fajtorë.

Do doja shumë që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, asgjë s’do  na ndalojë ta marrim e ta rikthejmë çdo apra të zhvatur e vjedhur.

Në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë të paguajnë për bukën e fëmijës, në emër të mjekëve dhe infermierëve që janë te vetmit në rajon që s’kanë përkrahje, në emër të pensionistëve që ka ndarë 6 herë më pak, çdokujt që ka ndërmend të krijojë një lidhje kontraktuale 4 muajt e fundit, të jetë shumë e kujdesshme pas çdo kontratë do kalojë nga ligji anti-mafia.

S’kam për t’i lënë pensionistët pa pensione, vogëlushët në mjerim, dhe shqiptarët që nuk u jepet kacidhe. Do ua nxjerrim nga kostot, nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Ja çfarë bëni ju, thirrja për SPAK, zotërinj ju inkurajoni vjedhjen, hajdutërinë, bashkëpërgjegjës që shqiptarët nuk po marrin masat lehtësuese kanë 3 javë e një ditë që po i përsëris ditë për ditë.

Sot është koha të hapni gojën, dhe të kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pasi shqiptarët nuk po marrin dot lekë e tyre edhe pse paguajnë taksa”, tha Basha.

5 Comments

  1. Spaku eshte bere per vete per procedim penal per mosveprim.
    Do shihni qe aty do shkohet mbas 25 prillit ato duhen shkarkuar te gjithe.
    Mjafton fakti qe shoqeria krijohet nje dite perpara gares me capital 100.000 leke dhe fiton 75 million, pa asnje eksperince ne kete fushe, jane mese te mjaftueshme per arrestimin e hajduteve.

    Spak arreson profesorin ne KORCE PER RRYSHFET 200 EURO!!!

    Kim trego qe nuk jeni ne Shqiperi vetem per te marre taksat e amerikaneve.
    Ka te drejte Trump kur ju quan administrate parazite.

    1. Po mos te behet kryeminister kurre, por ti a je i kenaqur qe po te vjedhin e po tallin hajdarin me te gjithe shqiparet, rilindes, socialiste, demokrate e te paparti?

      Behet fjale per xhepin e portofolin e cdokujt qe te hyj ne burg kush ka vjedh e te sekuestrohet pasuria. Kaq e thjeshte eshte. A behet Luli kryeminister a rri Rama kryeminister, ajo eshte tjeter gje.

      Po deshem veten pak me shume se Edi Ramen apo Lul Bashen, sdo ishte keq.

  2. E kemi cunin e enverit
    nuk kemi nevoj per kry minister
    tjeter vetem mos dilni nga rrjeshti
    hani bar dhe teper e keni

  3. PD ska per te fitu zgjedhje nonjihere persa kohe ky mashtrusi hap gojen e bo thirje te tilla.

    Luli ben thirje per hetime, po vete nuk vajti ne gjykate se ishte me grip.
    Luli do luftoj korrupsionin, po i ka nja tre vila ne Tirane e bregdet, plus bencin 100 000 euro, plus vilen ne Hollande.
    Luli do luftoj oligarket, po nuk doli te thote se nga dolen $670 000 dollare per lobing ne USA.

    Luli eshte kokra legenit qe nuk e kap java ne PD po qe se nuk e mbron Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu