• |
ide | kryesore

BLACKPINK, dokumentari frymëzues për suksesin e grupit K-Pop (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



“Duke provuar se muzika nuk njeh kufij dhe barriera gjuhësore, ‘BLACKPINK: Light Up The Sky’ ofron një vështrim personal për katër anëtaret e grupit Blackpink, që nga vitet e tyre të trajnimit e deri te suksesi aktual si grupi K-Pop me vajza më i njohur i të gjitha kohërave,” e përshkruan shkurtimisht Netflix dokumentarin për jetën dhe suksesin e BlackPink.

Në dokumentarin 79-minutësh, Jennie, Rosé, Jisoo dhe Lisa u prezantohen adhuruesve të tyre – të njohur si Blinks – në disa dimensione. Kujtojmë se Blackpink është grupi i parë korean me vajza që performoi në Coachella, grupi i parë K-Pop i përbërë nga vajza që fitoi një MTV Music Video Award. Kënga e tyre “Ice Cream”, në bashkëpunim me Selena Gomez, është gjithashtu kënga e parë e një grupi vajzash K-pop që ka qëndruar më gjatë në Billboard Hot 100. Blackpink u formua si grup në vitin 2016 dhe përgjithësisht dokumentari drejtohet drejt performancës së tyre të famshme në Coachella në vitin 2019. Një vëmendje e rëndësishme i është kushtuar edhe programit të trajnimit në adoleshencë. “Shumë njerëz kanë bërë kujtime në adoleshencë,” thotë në një moment Jennie. “Por unë nuk i pata kurrë.” Jiso përshkruhet si “motra e madhe”, Jennie si reperja “që në skenë i kundërvihet natyrës së saj të qetë”, Rosé si vajza që është edhe këngëtare dhe kompozitore, ndërsa Lisa, si personi që bashkon grupin me aftësitë e saj në kërcim.

Ato tregojnë edhe për presionin me të cilin përballen tani, sepse jo çdo gjë që shkëlqen është gjithmonë ar. Në fund të dokumentarit, do të kuptoni pse performancat e këtyre vajzave janë kaq të përfolura dhe të realizuara. Mbi të gjitha, do të kuptoni se suksesi nuk vjen brenda natës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *