• |
ide | kryesore

Demi Lovato: Kam krijuar kontaktin me alienët

-Instant, Paparazzi, Slider



Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të këndshme për Demi Lovaton për shkak të ndarjes nga ish-i fejuari dhe përballjes më pas me dramën e tij në rrjete sociale.

Sidoqoftë, Demi duket se ia ka dalë që ta kontrollojë mirë situatën duke folur me alienët. Në një postim në Instagram, ajo u shpreh se kohët e fundit ka kaluar disa ditë në Parkun Kombëtar Joshua Tree në Kaliforni, në shoqërinë e Dr. Steven Greer dhe ekipit të tij, CE5. Dr. Greer është një ufolog amerikan dhe traumatolog në pension, i cili ka themeluar Qendrën për Studimin e Inteligjencës Jashtëtokësore dhe Projektin e Zhvillimit, i cili ka për qëllim të zbulojë informacione të fshehta për UFO-t.

“Gjatë dy muajve të fundit unë kam gërmuar thellë në ndërgjegje dhe kam përjetuar jo vetëm paqe dhe qetësi si kurrë më parë, por gjithashtu kam qenë dëshmitare e pamjeve të pabesueshme në qiell.”- shkruan Demi. Më pas, ajo shton se planeti është drejt shkatërrimit. “Ky planet është në një rrugë shumë negative drejt shkatërrimit, por ne mund ta ndryshojmë atë së bashku. Nëse do të mund të bënim që 1% e botës të meditonte për të krijuar kontakte [me jashtëtokësorët], mund t’i detyronim qeveritë tona që të pranojnë të vërtetën rreth jetës jashtëtokësore dhe të ndryshojmë zakonet tona shkatërruese për planetin.” Demi, nisur edhe nga kontakti me grupin CE5, është e mendimit se provat në qiell nuk mund të injorohen më dhe inkurajoi ndjekësit që të shkarkojnë aplikacionin CE5, i cili pretendon se u mëson njerëzve protokollet për t’u lidhur me jetën përtej planetit.

“P.S. Nuk ndodh me provën e parë. Provojeni disa herë. Më janë dashur disa seanca për të arritur një nivel të thellë meditimi për të realizuar kontaktin.”- përfundoi ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *