• |
ide | kryesore

“Deti” në Hagë, një alibi në favor të Greqisë

-Instant, Arkiva, Blog



Nga Shaban Murati/ Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve.

Shtëpia botuese “Alsar” ia dërgoi atij posaçërisht rekomande në prag të ngjarjes së madhe politiko-fetare të njoftuar nga autoritetet shqiptare se në ditën e Pashkëve ortodokse në Korçë në 9 prill 2018 katër çiftet ortodokse të qeverisë shqiptare dhe greke do të mbyllnin marrëveshjen e re të detit midis dy qeverive.

Nuk e ka lexuar as librin, por nuk ka shfletuar as dosjen e MPJ për bisedimet e detit, ku do të gjente edhe një memo nja pesë faqe të vitit 2015 lidhur me sugjerimin grek për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Nuk i ka lexuar, sepse ndryshe nuk do të dilte në 16 shtator 2020, pas darkës së ngushtë me kryeministrin grek, me pretendimin e madh se “Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”.

Nuk do të dilte me apoteozën tipike ballkaniko-bizantine “unë kam idenë”; në librin për çështjen e detit botuar në mars 2018 trajtohet alternativa e gjykatës ndërkombëtare, e propozuar diplomacisë shqiptare nga diplomacia greke si zgjidhje.

Mirë librin dhe dosjen zyrtare të bisedimeve nuk i ka lexuar, sepse koha e penelit e mbyt kohën e librave, por pse shtiret sikur shqiptarët dhe grekët nuk e kanë lexuar dhe as dëgjuar se në 16 shtator në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Athinë nga revista britanike “The Economist” ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis duke folur për marrëveshjen e detit deklaroi “t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje”. (Bakojanis, që është firmëtarja e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 midis dy vendeve, nuk tha që është “idea ime”, sepse ajo e din që është ide e vjetër diplomatike greke).

Shihni djallëzinë greke: I thotë Shqipërisë për ta çuar në gjykatë ndërkombëtare, por vetë Bakojanis si ministre e jashtme dhe gjithë qeveritë greke që nga 2009 e deri tani nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit të anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nuk e dërgon Athina, sepse nuk ka çështje për t’u dërguar. Greqia nuk ka dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen e caktimit të zonave ekonomike detare me Italinë, ku bisedimet zgjatën 43 vjet. Nuk ka dërguar çështjen e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë, që ka nisur bisedimet që në 1973, pra 47 vjet më parë.

Dhe me dinakërinë diplomatike greke ia hodhën kurthin e gjykatës ndërkombëtare qeverisë shqiptare. Athina po e nxit diplomacinë dhe qeverinë shqiptare të bëjnë autogolin e madhe të gjykatës ndërkombëtare, autogol që tani e shpall me krenari se ta gjuajë personalisht vetë kryeministri i Shqipërisë.

Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirë opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike.

Faqja e parë DITA, 18 shtator 2020

Përse nuk duhet Shqipëria t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë, për të cilën unë argumentoj në librin tim se është një çështje e paqenë:

Së pari, Shqipëria nuk ka konflikt me Greqinë për detin, sepse t’i drejtohesh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë don të thotë që ekziston një konflikt për kufijtë territorialë detarë. Kufijtë detarë të Shqipërisë janë të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin asnjë shkas për rihapjen e çeshtjes në një gjykatë ndërkombëtare.

Vetë kryeministri Edi Rama, në padinë e Partisë Socialiste të firmosur prej tij dhe dërguar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në datën 6 dhjetor 2009 kundër marrëveshjes për detin të qeverive shqiptare dhe greke të 27 prillit 2009, konfirmon me forcë:

Është thënë vazhdimisht nga anëtarët e delegacionit (shqiptar në bisedimet me Greqinë), por edhe nga politikanë të ndryshëm se nuk ka pasur kufij të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën detare. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është një mashtrim. Kufiri ka ekzistuar. Pra kufiri detar shqiptaro-grek ishte i njohur, i përcaktuar edhe me koordinata, dhe i respektuar nga të dyja palët. Asnjëherë Greqia nuk e ka kundërshtuar këtë vijë të kufirit detar, përkundrazi e ka respektuar”.

Së dyti, Greqia nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë me Shqipërinë. Nëse Athina do të kishte pasur baza juridike për pretendimet e saj ndaj kufijve detarë nuk do të kishte pritur 80 vjet, por do t’u ishte drejtuar me kohë gjykatave ndërkombëtare.

Greqia i ka duart e lidhura nga aktet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë me të. Këtë e pranoi edhe ministri i jashtëm grek Kocias në vitin 2018, kur u kujtoi kolegëve të tij të qeverisë se ka një akt ndërkombëtar të delimitimit përfundimtar të kufijve grekë me Shqipërinë të fuqive të mëdha në Paris në vitit 1926.

Së treti, çfarë mendon qeveria e sotme shqiptare se duhet të çojë në gjykatën ndërkombëtare, që ta ndërmarrë këtë hap juridik: Marrëveshjen e anuluar të detit, çështjen e kufijve detarë kufijve, që janë të padiskutueshëm dhe nuk mund të bëhen objekt tratativash, apo çështjen e zonave ekonomike ekskluzive për të cilat nuk ka konflikt?

Nuk dihet pse ka një ngutje nga qeveria shqiptare për ta dërguar çështjen e detit në një gjykatë ndërkombëtare. Është një ngutje që të kujton nxitimin me të cilin qeveritë shqiptare në 2008 dhe në 2018 negociuan marrëveshjen e detit me Greqinë. Çdo hap i mundshëm i duhet lënë palës greke dhe ajo, nëse ka rivendikime për kufijtë detarë, le ta dërgojë në gjykatën ndërkombëtare.

Propozimi për adresimin e çështjes së detit midis Shqipërisë dhe Greqisë në gjykatën ndërkombëtare i është ofruar diplomacisë shqiptare nga pala greke në vjeshtën e vitit 2014 si rrugë e zgjidhjes së një çështje problematike në marrëdhëniet dypalëshe.

Propozimi grek adresonte në mënyrë të gabuar lëndën e paraqitjes së tij kur e përcakton si çështje e kufirit detar me palën greke. Nuk ka çështje të kufirit detar me palën greke. Edhe nëse ka për qeverinë greke, nuk ka për Shqipërinë.

Së pari, kufijtë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me kohë me një Traktat Ndërkombëtar me emrin Protokolli i Firences në 1925 dhe vulosur nga fuqitë e mëdha me “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korrikut 1926 në Paris, të pranuar dhe të firmosur edhe nga qeveritë e Greqisë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Së dyti, ligjshmëria dhe vlefshmëria e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë sanksionohet edhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila përjashton diskutimin e kufirit detar nga objekti i bisedimeve me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të drejtë e quan të mbyllur dhe të pavlefshme çdo përpjekje diskutimi për kufirin detar.

Që kufiri detar ka qenë dhe është i përcaktuar e ka pasur të qartë edhe Athina, dhe kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në janar 1991 në bisedimet zyrtare midis dy qeverive deklaroi: “Në marrëdhëniet greko-shqiptare nuk ka asnjë mosmarrëveshje kufitare”.

Çeshtja kardinale është se çfarë mendon se do të ngrejë apo do të kërkojë qeveria shqiptare në një gjykatë ndërkombëtare?

1- Do të kërkoje arbitrazh për një marrëveshje të re të detit, apo

2- Do të kërkojë arbitrazh për kufijtë tanë detarë?

Një nga argumentet e ekspertëve shqiptarë filogrekë në Tiranë, ithtarë të gjykatës ndërkombëtare, është se duke dërguar çështjen e detit në gjykatë ndërkombëtare Shqipëria ka për të humbur më pak se çfarë ka humbur me marrëveshjen e anuluar të 2009.

Është një alibi e mjerë për të hapur rrugën e rinegociimit të së njëjtës marrëveshje dëmtuese të vitit 2009. Adresimi në një gjykatë ndërkombëtare bëhet kur janë zhvilluar bisedime midis dy palëve për një territor të diskutueshëm tokësor apo detar, për vijëzimin e të cilit nuk ka dokumente ndërkombëtare, siç ka për kufijtë tanë detarë me Greqinë.

Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe bazë juridike, diplomatike, politike dhe historike t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare. Për Shqipërinë kufijtë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së sovranitetit dhe të integritetit territorial çdo kërkesë e qeverisë shqiptare për arbitrazh ndërkombëtar të kufijve tanë.

Dërgimi nga Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjes së vdekur të detit do të krijonte precedentin e rrezikshëm të përpjekjeve të Greqisë për rivalorizimin e marrëveshjes së rrezikshme antikombëtare, të zhveftësuar në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, si i ashtuquajturi “Protokoll i Korfuzit” i vitit 1914, i cili nuk ratifikua kurrë as nga parlamenti i Shqipërisë dhe as nga qeveria e kryeministrit Turhan Pasha, por nuk u ratifkua kurrë as nga parlamenti i Greqisë.

Një nga fatkeqësitë më të mëdha kombëtare është sëmundja e diplomacisë shqiptare të tranzicionit që gjithmonë ka paraqitur si të sajat tezat dhe qëndrimet e interesave greke. Në këtë serial hyn edhe kurthi grek i dërgimit të çështjes së detit në një gjykatë ndërkombëtare, kurth që po na vjen me çitjane shqiptare.

Gazeta Dita



7 Comments

  1. Te qifsha shkollen edhe librat qe ke lexuar edhe shkruar.
    1. Marreveshja e “delimitimit” detar nenkupton qe te dy vendet po zgjerojne hapesiren ne det duke u larguar me shume sec qene nga bregu, ne kanalin e korfuzit perplasen edhe do e ndajne me marrveshje apo gjykate.
    2. Pse ke kaq frike nga cuarja e ceshtjes ne gjykate
    a. sepse do e mbajne greqine me hater atje?
    b. spese greqia ka te drejte edhe ne do humbasim?
    c. apo se sido qe te vendose gjykata (qe do vendose drej se nuk i nxihet njeriu atje te behet palaco per 100km2 det) do krijohet nje precedent ku sipas ligjit humbet turiqa ate detin qe e ka shtrire deri ne kajro?
    Perfundimi: keta koqzinjte kur kruajne topet u bie boja edhe behen kuqe-bardhe.
    U rrofte baba edhe boll e bete shqipen cimcakiz per te justifikuar peruljen ndaj turqise.

    1. Une bie dakort qe ky tipi qe ka bere shkrimin nuk i ka per vete idete e qarta. Por per nje gje jam i sigurt, qe kjo puna e gjykates eshte me te futme.
      Lind vetvetiu pyetja, pse nuk e ka cuar deri tani Greqia ceshtjen ne gjykate, por duhet ta cojme ne?

  2. Nuk di ose te pakten une nuk kam pare nje harte qe Protokolli i Firences në 1925 te kete percaktuar kufirin detar midis Shqiperise e Greqise, harte tokesore ka por harte detare me keto kerkesa te viteve te fundit nuk ka. Çfare do gjykoje gjykata? Pretendimet e paleve? Apo kufite detare qe jane te pa percaktuar? Mendoj se qeverite Shqiptare duhet te krijojne nje grup pune me specialist vendas e te huaj e pasi te kete qartesuar pretendimet e tyre per detin te shkojne ne gjykatat nderkombetare.

  3. Rilindasit përveçse të shitur dhe karagjoz. E lanë çështjen fakt të kryer për greqinë që mos i çonte ajo në hagë pretendimet e saja për detin, por shqipëria. Shitje e paster toke, deti dhe ajri për ata që nuk e kanë kuptuar mirë këtë çështje. Prisni kur të fluturojnë avionët luftarakë grekë mbi Vlorë shumë shpejt.

  4. Jetën jepni për Partinë
    Jetën që ju falëm ne
    Edhe rritjani lavdinë
    Shqipërisë të Re

    I kujton Shabe’, ishte koha kur i lëpije koqet bashtos të Gjirokastrës…
    Sot po lëpin koqet e Reçep buzëprerit…
    U plake në diplomaci dhe “diplomacinë” e kupton me këtë këtu kundër atij tjetrit….ah po harrova po “diplomacia është vazhdimi i luftës me mjete të tjera”….
    Si ka mundësi te ngjasë që pikërisht
    ne që nuk kemi as Shtet,as Politikë,as Diplomaci,as Ekonomi,as Ushtri,as Flotë,as Aviacion ,as Administratë,as mut, të kërcënojmë fqinjët!!!!???Kush na e jep këtë fuqi…..Hyqimeti i Rexhos ….
    Kaq i thith truri poetit Shaban……të bëjë kurban djalën për Sulltanin….

  5. Ky vend eshte tradhetuar gjithmone nga sunduesit e saj .
    Palloshi eshte kulmi i krimit , i hajnise dhe tradhetise .

  6. Profesori eshte shume i kthjellet ne qendrimin e tij. Lavdi qe kemi ende njerez te tille gjalle, se pas disa vitesh nuk kemi asnje ekspert qe te dije te thote te verteten per te mbrojtur Shqiperine e perdhunuar nga lideret e vet. Ta dije dicka cdo qeveri se nese shqiperia do te humbase terren, do perballen me te gjithe zemerimin e ketij populli, shumicen qe e do kete vend, jo pakicen qe jane grek, vlleh, serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *