• |
ide | kryesore

Gashi nënshkruan kontratë me RCA Records

-Instant, Paparazzi, Slider



Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.
Gashi nuk ka nguruar që ta ndajë këtë lajm të madh me të gjithë fansat e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një foto nga ambientet e kompanisë shoqëruar me mbishkrimin: “Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”.

Pjesë e kësaj kompanie janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj. Gashi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe para pak ditësh ai publikoi bashkëpunimin me Ty$ Sign.
Ndërkohë reperi me origjinë shqiptare ka bërë publik edhe albumin “1984”. Gashi ka treguar se vendosi këtë emër për albumin e tij, sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *