• |
ide | kryesore

Halloween, lista e filmave që duhet të shihni patjetër

-Instant, F1, Paparazzi, Slider, Stil



Në Halloween, ka dy lloje njerëzish: janë ata që vishen dhe festojnë diku – çdo festë është në kuptimin e parë të fjalës, një arsye për të festuar – dhe janë ata që e përçmojnë si ide.

Kështu që, sot në mbrëmje, nëse s’jua ka ënda të dilni, shihni një (ose disa) nga filmat e mëposhtëm. Horrori ka lezetin e tij.

The Babadook (2014)

Filmi i parë i Jennifer Kent si regjisore flet për një prezencë të ligë që torturon një grua të ve dhe djalin e saj të vogël. “The Babadook” mori vlerësime të shumta nga kritikët dhe u kthye në filmin e vitit në 2014-n.

The Awakening (2011)

Një grua që përpiqet të vërtetojë se fenonemet supernatyrale janë të gënjeshtërta viziton një shkollë të pushtuar për të hetuar dyshimet e studentëve për fantazma. Dyshimet e para ishin të pavërteta, por shumë shpejt, realiteti i saj ndryshon drastikisht dhe shpaloset ngadalë.

A Girl Walks Home Alone At Night (2014)

Një vampir bredh i lirë në Bad City, një qytet iranian të pushtuar nga vdekja, vetmia dhe drogërat.

Hush (2016)

Një shkrimtare e shkurdhër, i cila jeton i izoluar në një pyll, duhet të shpëtojë jetën e saj në momentin që zbulon se një vrasës i maskuar po e përndjek.

Dark Skies (2013)

Pas një seri ndodhish të tmerrshme, një familje që jeton në periferi zbulon se një forcë e panatyrshme synon t’i lëndojë.

Poltergeist (2015)

Një familje duhet të shpëtojë vajzën e tyre pasi ajo rrëmbehet nga forcat e liga që jetojnë në shtëpinë e tyre.

Rosemary’s Baby (1968)

Një grua shtatzënë bëhet gjithnjë e më shumë paranojake për fëmijën e palindur kur bashkëshorti i saj fillon të kalojë kohë me fqinjët e çuditshëm.

The Forest (2016)

Vendosur në pyllin famëkeq japonez, “Pylli i Vetëvrasjes”, një vajzë kërkon motrën e saj binjake në natyrën e mbushur me fantazma.

The Addams Family (1991)

Nëse ju duhet një film më i lehtë, ky është për ju. Familja Addams, komike dhe njëherazi makabre, bashkohet krejt papritur kur dyshojnë se një burrë që shtiret si xhaxhai i tyre i humbur, është në fakt, një mashtrues.

Children of the Corn (1984)

Bazuar në një historinë të Stephen King, filmi flet për një çift që arrin në një qytezë në Nebraska dhe zbulon se është e populluar nga fëmijë që ndjekin një lider kulti, i cili e quan veten “Ai Që Ecën Mbrapa Rreshtave” dhe i bind të vegjëlit të vrasin të rriturit.

The Witch (2016)

Vajza e një familjeje që jeton e izoluar akuzohet se është shtrigë. Ngjarjet ndodhin 60 vite përpara vrasjeve të shtrigave në Salem.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *