• |
ide | kryesore

Hoti: Asociacioni i komunave serbe nuk do të bllokojë dialogun me Serbinë

-Instant, Lajme, Të fundit



“Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe pala kosovare nuk do të bisedojë në dialogun me Serbinë”, ka thënë kryeministri kosovar Avdullah Hoti. Pavarësisht se Serbia e ka kushtëzuar dialogun me temën e Asociacionit, në një konferencë për media në Prishtinë, Hoti theksoi se kjo temë nuk do ta bllokojë procesin e negociatave.

“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur”, tha Hoti.

Ai shtoi se nëse procesi i dialogut bllokohet, kjo nuk do të ndodhë për fajin e Kosovës, pasi sipas tij Kosova ka treguar përkushtim, sidomos kabineti i drejtuar nga ai. I pyetur për ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe Serbi, për të cilat ka folur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Serbi Hoti tha se Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje. Kosova dhe Serbia, më 2013, kanë arritur marrëveshjen e parë, me të cilën parashihej edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 2015, dy palët kanë arritur një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni, të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës pasi parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.



1 Comment

  1. Serbet e Lajçaku e kushtezojne bisedimet me palen Kosovare me implementimin e asociacionit të komunave serbe, Kryeministri Hoti thote qe kjo çeshtje per palen kosovare eshte e mbyllur, si e kuptova une nuk do implementohet asociacioni i komunave serbe. I bie qe palet nuk do bisedojne po mbajten keto qendrime. Bisedimet quhen shume te rendesishme e te domosdoshme nga nderkombetaret. Duke u nisur nga ecuria e gjeri tash te bisedimeve serbo-kosovare i bie qe asociacioni i komunave serbe do implementohet. Sipas tradites politike te Evropese ose asociacioni do implementohet ose Hoti do jape dorheqjen ose do ta shkarkojne te dyja bashke nuk mund te rrine ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *