• |
ide | kryesore

Humb jetën një vullnetar që po testonte vaksinën anti-Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Humb jetën një vullnetar që po merrte pjesë në provat klinike për vaksinën anti-covid të kompanisë AstraZeneca në Brazil. Dr. João Pedro Feitosa humbi jetën për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi teksa ishte bërë pjesë e testimit që po zhvillohet së bashku me Universitetin e Oksfordit.

Mediat britanike shkruajnë se mjekut nuk i ishte bërë ende vaksina, por ishte një personat ku po eksperimentohej placebo beninje. Autoriteti shëndetësor brazilian tha se testimi i vaksinës do të vazhdojë edhe pas kësaj ngjarjeje. Viktima ishte 28 vjeç dhe jetonte në Rio de Janeiro.

Morre voluntário brasileiro que participava de testes da vacina de Oxford - Rádio 93 FM
Dr. João Pedro Feitosa

Një zëdhënës i komanisë AstraZeneca tha se nuk mund të jepte detaje për rastin.

“Ne nuk mund të komentojmë raste individuale për provat e vazhdueshme të vaksinës së Oksfordit pasi i përmbahemi rreptësisht konfidencialitetit mjekësor dhe rregulloreve të trajtimit klinik, por ne mund të konfirmojmë që janë ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara. Të gjitha ngjarjet e rëndësishme mjekësore vlerësohen me kujdes nga hetuesit, një komitet i pavarur i monitorimit të sigurisë dhe autoritetet rregullatore. Këto vlerësime nuk kanë çuar në ndonjë shqetësim në lidhje me vazhdimin e studimit edhe më tej” – tha ai.

Lajmi vjen në një kohë kur kompania AstraZeneca kishte lajmëruar se mund të niste aplikimin e vaksinës menjëherë pas Krishtlindjeve. Është e paqartë nëse vdekja e vullnetarit do të ndikojë në ecurinë e vaksinës. Muajin e kaluar, një tjetër vullnetar i vaksinës së Oksfordit rrëfeu se kishte pasur ethe dhe dridhje 14 orë pasi kishte injektuar vaksinën. Ai kishte pasur edhe temperaturë të lartë mbi 39C.

Kompania AstraZeneca ndërpreu studimet e provave të vaksinës pasi një pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar u dërgua në spital me një çrregullim neurologjik. Studiuesit ndaluan kërkimet për të hetuar saktësisht se çfarë ndodhi. Gjithsesi puna rinisi 2 ditë më vonë. Deri më tani, 18 mijë njerëz kanë marrë vaksinën AZD1222 që po testohet në SHBA, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina ka mbetur si shpresa e vetme për të ndaluar covid-19 që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz në të gjithë botën. Aksionet e AstraZeneca në bursë ranë me 1.7% pas lajmit të vdekjes së sotme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *