• |
ide | kryesore

Humbi në Champions, Tuchel në fije të perit: Psg gati të firmosë me Allegrin

-Instant, Sport



Eshtë trajneri më i kërkuar i skuadrave të mëdha. Në Itali është përfolur një derbi Roma-Lazio për ta rikthyer në pankinë, në Angli duelojnë Manchester United e Chelsea. Realiteti është se në cdo rast, Max Allegri do ta mbyllë shpejt periudhën e pushimit (një vit ka kaluar mjaftueshëm që kur hoqi dorë nga puna). Destinacioni më i mundshëm për teknikun livornez duket se është Parisi. Leonardo e ka vlerësuar gjithnjë për kapacitetin e adminitrimit të grupit e, mbi të gjitha, kampionëve, e tek Psg ka një numër të lartë lojtarësh të tillë.

Raporti mes Tuchel e drejtorit sportiv të klubit parisien, ndër të tjera, nuk nisi në mënyrën më të mirë këtë sezon, me përplasjen në gazeta në lidhje me fushatën e blerjeve të verës. Me sa duket tekniku aktual është gjithnjë në rrezik, sidomos pas humbjes në ndeshjen debutuese të Champions kundër Manchester United. Një humbje në shtëpi e rëndë, që mund të kompromentojë të ardhmen në Europë, duke qenë se në grup është edhe Leipzig që duket se fluturon.

Kreditet për finalen e arritur vitin e shkuar, e fitoret brenda kufijve kombëtarë, nuk mjaftojnë më. Në Francë, vazhdojnë të kenë në shënjestër apatinë me të cilën Tuchel ndjek përfaqësimet e të tijve. Tek Psg duan një trajner që të di të administrojë në mënyrën më të mirë një organikë të nivelit të lartë, pa e ekzagjeruar me impostime taktike të forta për kampionët e shumtë në dispozicion. E Massimiliano Allegri është identikit ideal në këtë pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *